
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti në një intervistë për RTV 21 ka thënë se deri sa Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve vazhdojnë të jenë të mbyllura, qytetaret mund të lëvizim me automjetet e tyre vetëm me policën e sigurimit, raporton “Front Online”.
Ai ka thënë se gjendja në Industrinë e Sigurimeve si pasojë e pandemisë COVID-19 është shumë e keqe.
“Primi i shkruar bruto ka ra, d.m.th prej 1 deri më 15 mars i kemi mbi dy milionë euro primin të shkruar bruto nga kompanitë e sigurimeve, ndërsa prej 15 deri më 31 mars janë 620 mijë euro, që realisht ishte dashur të jetë primi i shkruar bruto prej pesë milionë euro”ka thënë guvernatori Mehmeti.
Ai më tutje ka bërë të ditur se përkundër krizës dhe gjendjes së rëndë financiare si pasojë e mungesës së hyrave, kompanitë e sigurimeve deri më tash kanë paguar më shumë se 10 milionë euro dëme, raporton “Front Online”.
“Shfrytëzoj rastin të iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që për mundësinë dhe lehtësirat që u janë dhënë, se mund të dalin me automjete të paregjistruar për derisa janë të mbyllura Qendrat e Regjistrimit. Gjatë kësaj kohe mund të lëvizin vetëm me policë të sigurimit. Është obligative që të keni policën e sigurimit, marrë parasysh faktin që dëmet janë shumë të larta dhe ato duhet të paguhen nga kompanitë e sigurimeve. Deri më tani janë paguar mbi 10 milionë euro dëme nga kompanitë e sigurimeve”, tha ai, raporton “Front Online”. / Front Online /