×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Guvernatori i New York firmos ligjin për reformën në polici

    FrontOnline
    13 Qershor 2020

    Guvernatori i New York, Andrew Cuomo hodhi një hap të rëndësishëm të premten drejt dhënies fund të taktikave të debatueshme policore me hyrjen në fuqi të ligjit që ndalon ushtrimin e forcës nëpërmjet shtrëngimit të qafës dhe që rrit transparencën në polici.

    “E vërteta është kjo: Reforma në polici duhet të ishte bërë prej kohësh dhe vrasja e zotit Floyd është thjesht vrasja më e fundit”, tha Guvernatori Andrew Cuomo.

    “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me vrasjen e Floyd. Ka të bëjë me faktin se kemi qenë në të tilla rrethana më parë “.

    Ligji i ri shfuqizon gjithashtu një ligj të njohur si 50-A, i cili nuk lejonte shqyrtimin e të dhënave disiplinore të policisë. Mbështetësit e heqjes së këtij ligji thanë se tashmë do të hidhet dritë mbi të dhënat e policëve që shkelin rregullat, si dhe do të ndihmojnë policët e mirë të mbrohen nëse do të kishin një historik pa ankesa dhe do të akuzoheshin për një krim ose një veprim të papërshtatshëm.

    Për më tepër, legjislacioni autorizon prokurorin e përgjithshëm të këtij shteti të marrë rolin e prokurorit të pavarur në rastet e vrasjeve të civilëve të paarmatosur nga policia.

    Guvernatori ka lëshuar gjithashtu një Urdhër Ekzekutiv që u kërkon departamenteve vendore të policisë së shtetit të New York-ut që të hartojnë plane reformash me kontributin e komunitetit dhe t’i reflektojnë ato në legjislacionin vendor deri më 1 prill 2021. Nëse jo, ato rrezikojnë të humbasin fondet që u jep shteti i New York.

    “Nuk do të financojmë agjencitë e policisë në këtë shtet, nëse nuk shikojnë atë që po ndodh, ta pranojnë dhe të reformojnë vetveten”, tha guvernatori Cuomo. “Ne nuk do të jemi, si qeverisje e shtetit, duke subvencionuar taktikat e papërshtatshme të policisë”.

    Guvernatori Cuomo tha se e kupton mesazhin e protestuesve se ka mungesë besimi midis komunitetit dhe policisë. Ai tha se policia duhet të punojë me komunitetet e tyre për të trajtuar çështje që përfshijnë përdorimin e forcës nga oficerët, policinë në komunitet, paragjykimet dhe çështje të tjera.

    Guvernatori pranoi se ka ende më shumë për t’u bërë, se veprimi i së premtes është një hap i parë, dhe se ai shpreson që veprimi i New York-ut të jetë një shembull që do të ndiqet nga shtetet e tjera amerikane.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.