×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Gucati: Aktakuzat mund të jenë për komandantët e lartë, s’i përjashtojmë protestat

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, në një lidhje direkte për Front Online, tha se marrë parasysh edhe situatën pandemike me Covid-19, mund të supozohet se aktakuzat e para nga Gjykata Speciale do të ngritën në maj dhe qershor.

    Ai tregon se në takimet që kanë pasur si OVL e UÇK-së me ndërkombëtarët janë pyetur se pas ngritjes se aktakuzave a do të protestojë kjo organizatë, e në bazë të kësaj, Gucati thotë se nënkupton se këto aktakuza do të jenë për komandantë të UÇK-së.

    LEXO EDHE: Maji dhe Qershori të “nxehtë”, priten aktakuzat e para nga Specialja (Video)

    “Në bazë të gjitha rrethanave dhe takimeve që kemi pasur me ndërkombëtarët në vitin e kaluar në nëntor dhe dhjetor, në bazë të asaj që ata na kanë thënë neve, pas disa emrave që na janë përmendur, na thanë që a do të protestoni apo do të dilni në demonstrata, na kanë lënë përshtypje se aktakuzat do të jenë për komandantët e lartë, që kanë qenë në hierarkinë e lartë”, tha ai për Front Online.

    Gucati në këtë intervistë nuk ka përjashtuar mundësinë e protestave në raste të ngritjes së aktakuzave të para. Por, këtë vendim, sipas tij, do ta marrin bashkë me Kryesinë e Këshillin drejtues.

    “Ne nuk e përjashtojmë mundësinë e protestave. Ne do të ulemi dhe do të bisedojmë me Kryesinë dhe Këshillin drejtues se si do të veprojmë . Ne prapë do ta ngrisim zërin dhe do t’i tregojmë një pjese të qytetarëve që nuk po e dinë ende që UÇK-ja nuk ka bërë krime dhe ka luftuar për vendin e vet”, ka thënë Gucati. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.