Një grua në Pejë ka përfunduar dje nën prangat e policisë.
Ajo dyshohet se derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin e saj, nga pakujdesia ka shkaktuar aksident trafiku, me motoçikletën drejtues i së cilës është viktima mashkull kosovar.
Si pasojë tretman mjekësor kanë pranuar edhe e dyshuara edhe viktima.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje.