×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Greqia zgjat bllokimin e rreptë në disa rajone

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Dy komuna në Selanik (Kalymnia dhe Kordelio-Evosmos) dhe Njësitë Rajonale të Evisë (me përjashtim të Skyros), Achaia, Arcadia, si edhe Atika mbeten në nivelin e rrezikut shumë të lartë, njoftoi sot zëvendësministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, gjatë konferencës mbi ecurinë e pandemisë së COVID-19.

    “Njësitë Rajonale të Lefkada-s (përveç Meganisi), Thesprotia, Syros, Samos, Heraklion dhe Corinth, si edhe bashkitë e Arta, Didymoteicho, Lokra, Amfilochia, do të hyjnë në nivelin e “rrezikut të rritur” nga nesër, e shtunë, në orën 06:00, deri më 8 mars”, tha Hardalias.

    Në të njëjtën kohë, Hardalias iu referua komunave të Larissa-s dhe Volos duke theksuar se barra epidemiologjike tregon një trend të rrezikshëm në rritje në 24 orët e fundit, raporton ATSh.

    “Ne kërkojmë nga banorët që të jenë shumë të kujdesshëm dhe të qëndrueshëm në vëzhgimin e masave. Bashkëpunimi i të gjithëve është i nevojshëm në mënyrë që të mos ketë përshkallëzim të mëtejshëm të ngarkesës virale dhe të mos ketë nevojë për të marrë masa shtesë”, paralajmëroi ai.

    Sipas Vana Papaevangelou, mjeke në spitalin e Sëmundjeve Infektive Pediatrike dhe anëtare e Komitetit të Ekspertëve, barra epidemiologjike vazhdon të mbetet shumë e lartë, me 12 000 raste aktive, veçanërisht në Atikë.

    Ajo shprehu, gjithashtu, shqetësimin për një rritje në numrin e shtrimeve të reja në spital, që tejkaluan 2 500 pacientë, duke vënë dukshëm në presion sistemin shëndetësor, me 88% të kujdesit intensiv COVID të zënë.

    Papaevangelou shtoi se, në javën e fundit, ka pasur një rritje të numrit të vdekjeve, një trend që pritet të vazhdojë në javët e ardhshme.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.