Greqia mund t’i rikthejë disa prej masave, pasi që ky shtet po përballet me përhapje të numrit të të infektuarve, që kur u hap për turistët.
Tani në Greqi ka më shumë raste aktive me koronavirus, sesa ndonjëherë më parë gjatë pandemisë – 2.205 veta në Greqi janë të infektuar me virus tani.
Autoritetet greke janë duke shqyrtuar vendosjen e masave më rigoroze, qysh prej të hënës.
Zëdhënësi i qeverisë grek, Stelios Petsas, u ka thënë medieve lokale: E kemi ditur prej fillimit se do të kemi më shumë raste, posa që i hapim kufijtë.
Ai ka shtuar se “është i vendosur që ta mbrojë shumicën, nga pakica e pakujdesshme”.
Një gjë e tillë mund të nënkuptojë kontrolle më të ashpra kufitare, shtim të inspektorëve dhe mbyllje për shtetet me me shumë raste.