I dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është bërë pjesë e fushatës së republikanëve për garën presidenciale të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Grenell në një insert disa minutësh, lavdëron punën e Presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që ka bërë ndaj komunitetit LGBTI.
Ai shprehet mirënjohës ndaj Presidentit Trump, i cili i ka dhënë mundësinë që të jetë personi i parë homoseksual në kabinetin e tij.
Sipas Grenell fakti që është homoseksual, nuk e ka zbehur aspak karakterin e Donald Trump që ta mbajë pjesë të stafit.
Më tej ai thumbon kundërkandidatin presidencial të republikanit Donald Trump, demokratin Joe Biden, meqë pretendon se nuk ofroi aspak mbështetje për komunitetin LGBTI.
”Ai ka sulmuar vazhdimisht komunitetin LGBTI”, shprehet Grenell, i cili njëherit është edhe Ambasador i SHBA-së në Gjermani, njofton Klan Kosova.
Lidhur me këtë paraqitje të tij, të menjëhershëm e pati reagimin Presidenti Donald Trump, i cili për Richard Grenell u shpreh se e ka nderuar jashtëzakonshëm.