×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    GRECO: Shqipëria e gatshme të fillojë negocimin e kapitujve të anëtarësimit me BE-në

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është bërë kaq e sofistikuar dhe kaq e fuqishme sa vendi është i gatshëm të fillojë negocimin e kapitujve të anëtarësimit me Bashkimin Europian, deklaroi GRECO në një raport të botuar dje, sipas europeanwesternbalkans.com.

    Në sesionin e 85-të plenar të GRECO-s, një organ që monitoron arritjet në fushën e korrupsionit në Shqipëri, u diskutua raporti i dytë duke u përqëndruar në “Parandalimin e korrupsionit në lidhje me anëtarët e Parlamentit, gjyqtarët dhe prokurorët”.

    Sipas këtij raporti, gjatë këtyre katër viteve që Ministria e Drejtësisë është emëruar si Koordinatorie Kombëtare për çështjet e korrupsionit, ky raport padyshim shënon arritjen më të lartë të Shqipërisë në përmbushjen e rekomandimeve, jo vetëm në nivelin kombëtar, por edhe në atë rajonal, pasi arriti të përmbushë 9 nga 10 rekomandimet.

    Dy vjet më parë, në raportin e mëparshëm në lidhje me Raundin IV të Vlerësimit për Shqipërinë, të miratuar në qershor 2018, GRECO vlerësoi se Shqipëria plotësoi vetëm 4 nga 10 rekomandimet.

    Qëllimi i seancës plenare të djeshme ishte të vlerësonte progresin e Shqipërisë në përmbushjen e rekomandimeve të GRECO-s për parandalimin e korrupsionit, miratimin dhe zbatimin efektiv të kornizës ligjore për etikën në Kuvend, krijimin e strukturave përgjegjëse për etikën në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë si dhe krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë./atsh/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Një ditë pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, në një hotel në Alaskë, janë gjetur tetë...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Zvicra u lejon qytetarëve të saj të kenë shtetësi të dyfishtë, por një numër vendesh në botë nuk e bëjnë këtë, që...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Presidenti Donald Trump të shtunën u nda nga Ukraina dhe aleatët kryesorë evropianë pas samitit të tij me Presidentin Vladimir Putin të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Zvicra u lejon qytetarëve të saj të kenë shtetësi të dyfishtë, por një numër vendesh në botë nuk e bëjnë këtë, që...
    Lajme16 Gusht 2025
    I vogël është numri i grave kandidate për kryetare të komunave, të propozuara nga partitë politike, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit....
    Lajme16 Gusht 2025
    Gjithsej 39 ekstradime nga Kosova dhe vende të tjera janë kryer nga janari deri në qershor të këtij viti. Njohësit e sigurisë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike...
    Lajme16 Gusht 2025
    Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën rreth orës 08:00 në shtëpinë e tij në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova e ka humbur këtë vit mundësinë për t’u anëtarësuar në Këshillin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.