×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Goditet rëndë ekonomia e Kosovës, qarkullimi i bizneseve ra për 900 milionë euro

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Pas përhapjes së pandemisë me Covid-19 edhe në Kosovë, një goditje të madhe e pësoi edhe sektori i ekonomisë, pasi që shumë biznese me vendim të Qeverisë u mbyllën përkohësisht e disa të tjera falimentuan, kushte duke bërë që të ketë rënie të të hyrave edhe në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

    Krahasuar me vitin e kaluar, ATK-ja vetëm gjatë periudhës së parë të vitit 2020 ka 33 milionë euro më pak të hyra se sa në vitin 2019-të.

    Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për Front Online, drejtori  i ATK-së, Ilir Murtezi.

    Ai tha se nga muaji janar deri në gusht të këtij viti ka rënie të qarkullimit për 20%.

    “Gjatë periudhës janar-gusht 2020 kemi realizuar të hyrat tatimore 323 milionë euro, shumë kjo e cila krahasuar me periudhën e  vitit të kaluar rezulton se kemi 33 milionë euro më pak të hyra se periudha e njëjtë e vitit 2019. Nëse bëjmë krahasim me planin e rishikuar që kemi rreth 14 milionë euro të hyra më pak se sa plani i rishikuar. Kjo sigurisht vjen si rezultat i pandemisë që më konkretisht mund ta theksojmë sepse gjate periudhës mars deri në korrik 2020 kemi një rënie  të qarkullimit të bizneseve me shumë prej rreth 900 milionë euro, apo më saktësisht 898 milionë euro shumë kjo që nëse e zbërthejmë në përqindje i bie qe 20 % ka rënie të qarkullimit në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, ka thënë ai për Front Online.

    Para pandemisë ATK-ja shënoi rritje të hyrave për 11.2%

    Murtezi tha se përhapja e pandemisë së Coronavirusit ka ndikuar shumë në të hyrat e ATK-së, pasi që siç tha ai vetëm në tre muajt e parë të këtij viti kanë pasur më shumë të hyra se sa në vitin 2019.

    “Realisht ATK-ja gjatë këtij viti ka dy periudha një periudhë që mund ta quaj periudhe suksesi nga 1 janari deri me 18 mars d.m.th. deri në fillim të pandemisë ku gjatë asaj periudhe nëse bëjmë krahasime me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi pasur një tejkalim për 11.2 % më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar më tepër se plani 3.62 %”,  tha ai për Front Online.

    Drejtori i ATK-së: Nuk do të ketë vendim të tretë për shtyrjen e pagesës së tatimeve

    Pas situatës së krijuar nga pandemia e Coronavirusit, shumë biznese u përballen më vështirësi, e për t’iu dalë në ndihmë, Ministria e Financave mori dy vendime për zgjatjen e afatit për deklarimin e pagesës së tatimeve.

    Por vendim të tretë për shtyrjen e pagesës së tatimeve nuk do të ketë, pasi që siç deklaroi drejtori i ATK-së, duhet që të krijohet baza ligjore në kuvendin e Kosovës.

    “ Çështja e shtyrjes se pagesës së detyrimeve tatimore është çështje e rregulluar me ligj dhe tatimi dihet se është kategori kushtetues dhe një të drejtë të tillë e ka vetëm Kuvend. Nëse pëson ndryshim ligji për ATK-në dhe merret vendim në Kuvend për zgjatjen e afateve të tilla atëherë ne jemi të detyruar ta zbatojmë atë vendim ose ligj të Kuvendit, ndërsa deri në këto momente ne si ATK nuk kemi asnjë informatë se do të ndodh një gjë e tillë”, ka thënë Murtezi për Front Online.

    Bizneset s’po mund t’i paguajnë obligimet tatimore

    Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezi tha se është e vështirë të arrihen objektivat e planit deri në fund të vitit duke e pasur parasysh rënien e të hyrave dhe uljen e qarkullimit ku bizneset nuk po kanë mundësi t’i paguajnë detyrimet tatimore.

    “Plani i rishikuar për të hyrat tatimore ka mbetur që të jetë 491.8 milionë euro, shumë kjo e cila është pothuajse e paarritshme duke u bazuar në trendin aktual që jemi duke e parë në rënien  e qarkullimit nga ana e bizneseve, por njëkohësisht edhe në trendin e të hyrave ku bizneset edhe pse ato të cilat po deklarojnë qarkullimin në mungesë të likuiditetit nuk po kanë mundësi t’i paguajnë detyrimet”, u shpreh ai për Front Online.

    Drejtori i ATK-së tregon se a e kanë keqpërdorur bizneset Pakon Emergjente

    Pas implementimit të Pakos Emergjente e cila u propozua nga Qeveria e Kosovës për t’iu dalë në ndihmë bizneseve të cilat u përballen me humbje ekonomike, u raportua se kjo pako po keqpërdoret nga shumë kompani duke i futur në listën e përfituesve familjarët e të afërmit e tyre, por drejtori I AKT-së për Front Online i ka hedhur poshtë këto pretendime.

    Ai tha se deri me tani nuk kanë asnjë denoncim zyrtar lidhur më këtë, por në rast se ka keqpërdorime do të veprojnë në bazë të ligjit.

    “Denoncime të tilla ne asnjëherë nuk kemi pranuar denoncime zyrtare apo të tjera të argumentueshme, ne si institucion jemi të autorizuar me ligj që çdo parregullsi në aspektin tatimor ta identifikojmë dhe t’i sanksionojmë ata që bëjnë shkelje ligjore në këtë rast dhe raste të tilla që mund të vinë si lloj i mashtrimit i të punësuarve të tyre apo çfarëdo forme me qëllim të përfitimi nga Pako Emergjente ne sigurisht se do të veprojmë në përputhje me kërkesat ligjore, por deri më tani nuk kemi informata të pranuara zyrtarisht nga asnjë individ ose organizatë”, deklaroi Murtezi për Front Online.

    Rreth 15 mijë punëtorë të rinj u regjistruan për të përfituar nga Pakoja Emergjente

    Për të përfituar nga Pako Emergjente, bizneset në Kosovë kanë pasur një afat kohorë për t’i regjistruar të gjithë punëtoret të cilët kanë qenë duke punuar pa kontrata. Murezi tha se deri në përfundim të këtij afati janë regjistruar rreth 15 mijë punëtor nga bizneset.

    “Në të dhënat zyrtare që kanë qenë në atë kohe që ka qenë afati për parashtrimin të kërkesave deri me 15 maj kanë qenë rreth 15 mijë të punësuar të cilët kanë qenë si të punësuar të rinj dhe ne nuk mund të themi se ata kanë qenë të rinj në kuptimin me qëllim të përfitimi nga Pako Emergjente fiskale, sepse për ta vërtetuar atë duhet  të verifikohen fakte dhe mund të ndodhë që disa nga ta realisht kanë qenë të punësuar të rinjë vërtet për shkak se periudha kur ka filluar implementim i pakos ka qenë periudha pranverore gjë që nënkupton se shumica e bizneseve realisht në ato kohëra fillojnë edhe procesin e zhvillimit të aktiviteti të tyre”, tha ai. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Përmes një njoftimi në Facebook, policia ka thënë se kanë pranuar policia ka pranuar denoncime për shkeleje të ndryshme nga ngasës të...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Visar Azemi, kryetari I degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Ferizaj, e ka përshkruar vitin 2024 si shumë sfidues, por...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin 60-70 minuta, për momentin. E në Jarinje ato...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës. Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, sot janë sfiduar për kapitenin e javës. Sfida e Kapitenit sot u organizua nga...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.