Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka komentuar videon e publikuar sot ku sqarohet situata se çka ndodhi në Kuvend e Kosovës.
Sipas deputetit Gjyshinca ai është sulmuar fizikisht nga Arben Gashi.
Gjatë ditës së djeshme, VV-ja akuzoi deputetët e LDK-së se e sulmuan Gjyshincën, mirëpo këtë e mohuan Gashi e Shala. Madje, Gashi e Shala thanë se ekzistojnë kamerat e sigurisë dhe se ato mund të tregojnë të vërtetën.