×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Supreme refuzon kërkesën e Todosijeviqit për përjashtimin e gjyqtarëve

    FrontOnline
    24 Qershor 2021

    Është refuzuar kërkesa e ish-ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), aktualisht deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq, për përjashtimin e kolegjit të Gjykatës së Apelit në rastin e tij.

    Ai ishte dënuar me dy vite burgim nga shkalla e parë, pasi ishte shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Lajmin për refuzimin e kërkesës në fjalë, për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.

    Ivan Todosijeviq përmes mbrojtësit të tij, avokatit Nebojsha Vlajiq, në prill të këtij viti kishte kërkuar përjashtimin e kolegjit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, përkatësisht përjashtimin e të gjithë gjyqtarëve shqiptar.

    Në këto rrethana, seanca e paraparë të mbahej në Gjykatën e Apelit me 28 prill 2021 ishte shtyrë, derisa kryetari i kësaj gjykate të vendoste për kërkesën në fjalë, e cila tashmë është refuzuar.

    Lidhur me ecurinë e procedurës deri në refuzimin e kësaj kërkese nga ana e kryetarit të Apelit dhe kërkesave tjera të mbrojtjes së Todosijeviq, “Betimi për Drejtësi” është informuar edhe nga Gjykata Supreme.

    Zëdhënësja e kësaj gjykate, Antigona Uka ka bërë të ditur se mbrojtësi i të pandehurit ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarëve të kolegjit.

    “Për shkak se në aktgjykimin e kundërshtuar me ankesë është konstatuar se i pandehuri ka dëmtuar ndjenjat e tërë popullit shqiptar, e meqë të gjithë janë shqiptar në kolegj, edhe gjyqtaret janë të dëmtuar, ( sipas kodit është përcaktuar se kur një gjyqtar është i dëmtuar ai s’mund ta gjykojë atë çështje)”, thuhet të ketë qenë arsyetimi i mbrojtësit të Todosojeviq.

    Tutje, në këtë përgjigje thuhet se për shkak se lidhur me kërkesën për përjashtimin e gjyqtarëve duhet të vendos kryetari i Gjykatës së Apelit, i cili është i nacionalitet shqiptar, mbrojtësi ka kërkuar edhe përjashtimin e tij dhe të kryetarit të Gjykatës Supreme, i cili vendos lidhur me përjashtimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit.

    “Ndaj, për kërkesën e pranuar ne Gjykate Supreme lidhur me përjashtimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme, Kolegji i kryesuar nga nënkryetarja e Gjykatës Supreme, në seancën e kolegjit të mbajtur më 2 qershor 2021, me aktvendimin PN.II.nr.8/2021 e ka hedhur këtë kërkesë si te papranueshme”, thuhet tutje në përgjigje.

    Zëdhënësja Uka ka bërë të ditur se pas këtij vendimi, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, me aktvendimin GJA.nr.117/2021, e ka hedhur si te papranueshme kërkesën e mbrojtësit të pandehurit, avokatit Nebojša Vlajić, për përjashtimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit.

    Seanca në Gjykatë të Apelit për këtë rast pritet të mbahet me 24 qershor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ndryshe, Todosejviq ishte dënuar nga shkalla e parë më 5 dhjetor 2019, për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

    Ai ka qenë ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, e cila ishte në bashkëqeverisje me PDK-në, AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe AKR-në.

    Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në prill të vitit 2019, e kishte shkarkuar atë nga kjo pozitë, pas deklaratës që kishte dhënë lidhur me masakrën e Reçakut.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 28 qershor 2019, i pandehuri në cilësinë e Ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal, duke keqpërdorur pozitën apo autorizimin e tij, me dashje, ka nxituar dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarja dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikës e Kosovës.

    Sipas akuzës, me datë 24 mars 2019, në rrugën “Kralj Milutin” në Zveçan, në cilësinë e pjesëmarrësit dhe folësit në tubimin qytetar kundër intervenimit të NATO-s, në vitin 1999 në Kosovë, të ashtuquajtur “në kujtim të viktimave të bombardimeve të NATO-s”, shprehet se “Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi… Masakra e Reçakut ishte trillim… Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi… Për këtë, sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi…Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serb dhe policë në vendin e tyre të punës… gjak pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit edhe pas ardhjes të së ashtuquajturës mision paqësor në Kosovë e Metohi”, veprime këto të cilat mund të prishin rendin publik ose të shkaktojnë pasoja tjera më të rënda  në Republikën e Kosovës.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.