×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Speciale e konfirmon se kanë pranuar letër nga ministrja Haxhiu për rastin e Thaçit, nuk japin detaje

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar se kanë pranuar një korrespodencë nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë për rastin e moslejimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait.

    Në një përgjigje për Nacionalen, zyra për media e Speciales nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e letrës.

    “Konfirmojmë se Dhomat e Specializuara kanë marrë korrespondencë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës për këtë çështje. Ne nuk japim detaje mbi korrespondencën tonë nëse nuk bëhet pjesë e një dosjeje publike”, thuhet në përgjigje.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte paralajmëruar se do t’i shkruajë kryetares së Gjykatës Speciale.

    Haxhiu kishte pasur kritika pas refuzimit që iu bë Hashim Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait.

    “Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, kishte shkruar Haxhiu.

    Kanë kaluar tri ditë që nga vdekja e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

    Megjithatë, Thaçi ende nuk ka ardhur në Kosovë as për të pame deri më tash, se lëre për varrim.

    Kjo pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ende nuk kanë dhënë leje që ai ta vizitojë Kosovën.

    Kjo pavarësisht se kërkesa u bë ditën e hënë në orën 14:00. Kështu të paktën kishte konfirmuar vetë avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq.

    “Z. Thaçi ka bërë kërkesë dje para orës 14:00 për të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Zoti Thaçi nuk do të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Nuk do të kem asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, ka shkruar Misetiq.

    Ky reagim konfirmoi raportimin e Nacionales në po të njëjtën ditë.

    Mbetet të shihet nëse Thaçi do të lejohet të vijë në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme, dhe ku do të lejohet ai që të shkojë.

    Në të kaluarën, Kadri Veseli apo krerët e tjerë të UÇK-së, lejoheshin vetëm për homazhe te varri, dhe për takime me 2-3 familjarë të ngushtë.

    Vonesat në përgjigjen e Gjykatës, kanë shkaktuar reagime të mëdha në publik.

    Emisari i Posaçëm për Misione të Posaçme i ShBA-së, Richard Grenell, ka ripostuar shkrimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili e quajti Gjykatën Speciale një tribunal “të turpshëm dhe të paturpshëm” që, tha ai, ka shndërruar drejtësinë ndërkombëtare në një farsë.

    Reagimi i Ramës erdhi pas vendimit të Speciales për të mos lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i cili u nda nga jeta më 16 mars.

    “Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”– shkroi Rama.

    Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Richard Grenell, mbetet një nga kritikët më të ashpër të Gjykatës Speciale. Së fundmi, në mesazhin e tij për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ai shprehu shqetësimin për trajtimin e Speciales ndaj Thaçit.

    Në anën tjetër, Gjykata Speciale bëri të ditur se pas vendimit të gjyqtarëve, duhet të bëhen disa përgatitje.

    “Për momentin, gjykata nuk është në gjendje të japë informacion për ndonjë kërkesë apo vendim konkret në lidhje me z. Thaçi. Kjo për shkak se kërkesat e një të paraburgosuri dhe vendimet për ato kërkesa fillimisht janë gjithmonë konfidenciale për arsye që përfshijnë privatësinë dhe sigurinë operacionale. Pas përfundimit të një vizite humanitare, gjykatësit zakonisht i riklasifikojnë këto dokumente në mënyrë që publiku të mund të informohet më detajisht. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjykatësit, organizohen sa më shpejt që të jetë e mundur, kjo mund të marrë ca kohë, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh dhe marrëveshje komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë”, thuhet në përgjigje.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, ka folur për punën katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Dedaj, Presidenten Osmani...
    Lajme23 Mars 2025
    Një person është arrestuar në Zubin Potok të shtunën, pasi në gjendje të dehur në një kafiteri kishte goditur me një shishe...
    Lajme23 Mars 2025
    Pas dyshimeve për keqpërdorime e qindra mijëra eurove të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, BIK ka njoftuar se sot do të...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2025
    Një grua dyshohet se është dhunuar dje në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. “DHUNIM- Prishtinë /22.03.2025 –...
    Lajme23 Mars 2025
    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se bankat presin përshpejtim të rritjes së kërkesës për kredi në tremujorin e parë...
    Lajme23 Mars 2025
    Sot janë bëhen 36 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, u...
    Lajme23 Mars 2025
    Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të kësaj partie. Ndërkaq...
    Lajme23 Mars 2025
    Sot do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK, vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen me riga lokale shiu....
    Lajme22 Mars 2025
    Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar përfundimin e vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë dhe dërgimin e tij...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.