×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e Meliza Haradinaj Stublla

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur që ta kthej në rigjykim rastin e ministres së Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, e cila një vit më parë ishte shpallur fajtore për raportim të rremë të pasurisë.

    Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Gjykata e Apelit.

    “Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 04.10.2019 është anuluar sipas detyrës zyrtare, dhe çështja penale i është kthyer gjykatës së njëjtë, në rigjykim dhe vendosje”, thuhet në komunikatën për medie.

    “Gjykata themelore, e kishte shpallur fajtor të akuzuarën, rreth një vit më parë, për shkak të veprës penale “Mosraportimi apo raportimi i rrem i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare “nga neni 437 par.2 I Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për këtë ajo ishte dënuar më 8 muaj burgim më kusht, në aftin e verifikimit prej 1viti, si dhe dënimi me gjobë, në shumën prej 1.000 Eurove”, thuhet tutje në komunikatë.

    Po ashtu në komunikatë thuhet se Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

    “Gjykata e Apelit, gjeti se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar është në kundërshtim me vetveten, si dhe me arsyetimin, pasi që nuk përmban fakte vendimtare të cilat e karakterizojnë veprën penale”, thuhet në komunikatë.

    Po ashtu, sipas në komunikatë thuhet se “nga shkresat e lëndës rezulton se gjykata e shkallës së parë, me aktgjykimin nxjerrë, nuk i ka vërtetuar në mënyrë të drejtë elementet inkriminuese të veprës penale, e cila i vihet në barrë të akuzuarës, sepse fillimisht është dashur që të vërtetoj elementet të cilat e karakterizojnë veprën penale, që nënkupton në përshkrimin faktik dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar është i mangët. Për këto dhe arsye tjera, u vendos që çështja të kthehet në rigjykim”.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kërkesë e tyre ishte përjashtimi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet...
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.