×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjuriq: Vështirë, por do të përpiqemi t’i ndreqim raportet me Amerikën, po na dëgjojnë për Kosovën

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq mori detyrën pesë ditë më parë. Në një intervistë për televizionin publik serb, RTS, ai ka folur për mënyrën se si ai dhe ekipi i tij planifikojnë të përmirësojnë marrëdhëniet midis Serbisë dhe SHBA-së, ta bashkojnë diasporën serbe dhe ta forcojnë lobin serb, transmeton Gazeta Express.

    Ai thotë se beson në zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit dhe bashkëpunimin e mirë me administratën e re amerikane në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Besoj se është një fillim i ri për Amerikën dhe një mundësi e re gjithashtu për ne, dhe se shumë varet nga sa do të punojmë dhe sa do të përpiqemi”, thotë Gjuriq.

    Ai tregon se ekipi i ri i zyrtarëve serbë në Washington synon të punojë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, për ta përhapur imazhin dhe historinë e Serbisë në mënyrën më pozitive në Shtetet e Bashkuara.

    Ai kujton se viti i ardhshëm do të shënojë 140 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Serbisë dhe Amerikës dhe kjo, siç thotë ai, është një mundësi e jashtëzakonshme për t’i përmirësuar marrëdhëniet.

    Për ditë të tëra, në Kosovë dhe Serbi u raportua për sesionin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në të cilin ish Sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Madeleine Albright dhe Kryetari Eliot Engel thanë se Serbia nuk duhet të ndërhyjë në procesin e zhvillimit të shtetësisë së Kosovës, sepse Kosova është e pavarur dhe se Serbia nuk do të mund të hyjë në Bashkimin Evropian derisa ta njohë Kosovën.

    “Eliot Engel i humbi zgjedhjet edhe brenda partisë së tij. Lobi shqiptar u mbështet shumë në mbështetjen e pikëpamjeve të caktuara që ai shprehu në periudhën e mëparshme”, tha Gjuriq.

    Ai deklaroi se është thellësisht i bindur se interesat serbe dhe ato amerikane mund dhe duhet të mbivendosen për çështje të ndryshme.

    “Pavarësisht se sa e vështirë është trashëgimia nga e kaluara në segmente të caktuara, shteti ynë dhe interesi kombëtar është që të përpiqemi të kemi marrëdhënie më të mira me Amerikën”, tha Gjuriq.

    “Ne tani do të vazhdojmë ta ndërtojmë atë, të vizitojmë dhe flasim me këta njerëz çdo ditë dhe të punojmë me përfaqësuesit e mediave, për të bërë lobim tradicional, por edhe modern për interesin serb. Në atë kuptim, ne do të angazhojmë një diasporë të madhe serbe që është ndarë prej kohësh mbi baza ideologjike, politike dhe të ndryshme dhe për të mbledhur gjithçka rreth Serbisë për të ardhmen e saj”, shtoi Gjuriq.

    Ai tha se po dëgjohen me kujdes fjalët e tyre për Kosovën.

    “Për çështjen e Kosovës dhe Metohisë dhe disa temave të tjera, kemi shumë për të folur dhe unë jam i bindur që argumentet e Serbisë po dëgjohen me më shumë kujdes se më parë”, thotë Gjuriq.

    Ai tha se Serbia do ta respektojë marrëveshjen e Washingtonit dhe se atë sipas tij do ta zbatojë edhe administrata e re në Amerikë.

    “Jo vetëm që do të vazhdojmë të respektojmë marrëveshjen e Washingtonit, por do të vazhdojmë të insistojmë në zbatimin e saj. Të gjitha sinjalet që kemi nga mjedisi i presidentit amerikan tregojnë se administrata e re e SHBA-së do të vazhdojë të punojë me ne për zbatimin”, tha Gjuriq.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.