×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajti me kallashnikov kur po e ndiqte polica, një muaj paraburgim për prizrenasin

    FrontOnline
    27 Janar 2022

    Gjykata Themelore në Prizren, i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të pandehurit V.Ll., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: se me datë 29 dhjetor të vitit 2021, në fshatin Planejë, Komuna e Prizrenit, i pandehuri V.Ll., pa lejen e organit kompetentë ka mbajtur në pronësi dhe posedim armën – pushkë automatike të llojit AK-47 dhe pushkën e gjuetisë të tipit të panjohur, të kalibrit 12 mm.

    Gjithashtu me datë 29 dhjetor të vitit 2021, në fshatin Planejë, Komuna e Prizrenit, i pandehuri V.Ll., me armë pushkë automatike të llojit AK-47 shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që derisa patrulla e policisë kufitare ishte duke e ndjekur atë, duke u larguar ka shtënë disa herë në drejtim të papërcaktuar, me ç’rast vë në rrezik të madh jetën e zyrtarëve të policisë kufitare të sektorit të Vërmicës dhe inspektorëve të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.

    Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprave penale të cilat janë të natyrës së rëndë, për shkak të dënimeve që parashikohen për këto vepra penale si dhe faktit se i pandehuri është shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe nuk ka ndonjë vendqëndrim të deklaruar në Republikën e Kosovës, po ashtu i njëjti edhe gjatë ndjekjes nga zyrtarët policor dhe inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë ka rezistuar me përdorim të armës dhe ka arritur që të ik deri sa është arrestuar me datën 25 janar 2022, ndërsa veprën penale dyshohet se ka kryer me datën 29 dhjetor 2021, në këto rrethana ekziston rreziku i ikjes së të pandehurit apo fshehjes së tij në ndonjë vend të panjohur nga organet e ndjekjes penale me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.