×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi: Veton Surroi e urren UÇK-në sepse Jugosllavia ia bëri babain ambasador

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, i ka reaguar Veton Surroit duke e quajtur si dështakun më të madh të politikës në Kosovë.

    Gjoshi ka thënë se Veton Surroi e urren UÇK-në sepse Jugosllavia ia ka bërë babain Rexhai Surroin ambasador në atë kohë.

    Ai tha se Surroi është shkrimtari i dobët, që nuk e njohu kurrë askush, por që e përkthejnë vetëm në Serbi sepse atje i konvenojnë akuzat kundër UÇK-së dhe çështjes shqiptare.

    Postimi i plotë nga Gjoshi:

    PSE VETON SURROI E URREN UÇK-në?

    >> Të gjithë e përdorin Twitterin për të cicëruar, por Surroi gjithmonë glacitë

    Miq të mi!

    Dështaku më i madh i politikës në Kosovë, Veton Surroi, paska glacitur në Twitter për njoftimin me prapavija ta qarta politike të Prokurorit Special.

    Nostalgjiku i Jugosllavisë, i cili ishte në gjendje që në Rambuje të pranonte çfarëdo zgjidhje për Kosovën vetëm që t’i lejohej shtypja e dy faqeve të gazetës, paska glacitur, duke thënë se është një fillim dramatik i çlirimit nga çkapja e shtetit.

    Shkrimtari i dobët, që nuk e njohu kurrë askush, por që e përkthejnë vetëm në Serbi sepse atje i konvenojnë akuzat kundër UÇK-së dhe çështjes shqiptare, nuk po arrin ta mbajë brenda vetes urrejtjen që ka për njerëzit që ia shkatërruan Jugosllavinë.

    Veton Surroi e urren UÇK-në sepse Jugosllavia ia ka bërë babain Rexhai Surroin ambasador. Këto karramele për shërbëtorët e saj janë ndërprerë përgjithmonë në vitin 1999.

    Liria e Kosovës dhe zgjimi kombëtar shqiptarë ishin forca të mëdha që nuk mundën t’i ndalin dhe nuk do të shuhen kurrë.

    Turpin për shërbimin që po i bëni armiqëve të Kosovës nuk do të harrohet. Ai nuk është si librat tuaja të pavlera që askush nuk i lexon.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Vogovë, afër pikës kufitare Qafë Prush,...
    Lajme19 Mars 2025
    Mendimi për motin – 19.03.2025 Ditën e enjtë edhe më tutje vijon mot i kthjellët dhe me diell. Erërat frynë të lehta...
    Lajme19 Mars 2025
    Raportimin e Sinjalit për një rast të plagosjes aksidentale që ndodhi në familjen e deputetit të zgjedhur Haxhi Avdyli, e konfirmoi vet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Autoritetet turke kanë arrestuar kryebashkiakun e Stambollit, vetëm disa ditë para se ai të zgjidhej si kandidat presidencial. Ekrem Imamoglu, nga Partia...
    Lajme19 Mars 2025
    Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, do të vijë në Kosovë. Atë do ta presë nesër në takim presidentja Vjosa Osmani. Takimi do...
    Vip19 Mars 2025
    Ish banorja e Big Brother Vip Kosova, Sara Kolami gjatë qëndrimi të saj krijoi një raport tejet të ngushtë me Drilonin. Andaj,...
    Lajme19 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mirëpritur vendimin e PZAP-së, përmes të cilit është hedhur poshtë ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje për mospranim të...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama ka komentuar listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, duke theksuar se përfshijnë edhe persona që dikur kanë...
    Lajme19 Mars 2025
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ishte për të pamen në familjen Thaçi. Konjufca ka shkruar edhe në librin e zisë. Aty e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.