
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar pas kërkesën së zëvendëskryeministrit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi për rigjykim të rastit të dekretit të presidentit Thaçi për formimin e Qeverisë së re.
Gjoshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky pretendimi i Haki Abazit dëshmon sa i padijshëm është ai dhe njerëzit që e rrethojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Më tej, deputeti i PDK-së thotë se Kurti dhe Vetëvendosje nuk kanë arritur që t’i bindin as qytetarët dhe as gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese se kanë të drejtë në pretendimin e tyre për mandatarin dhe sipas Gjoshit kjo për shkak të paaftësisë për të ofruar shpjegime bindëse.
Postimi i plotë:
TALENTI I HAKI ABAZIT PËR TË TREGUAR HAPUR SA TË PADIJSHËM JANË
Albin K. dhe Vetëvendosje nuk kanë arritur që t’i bindin as qytetarët dhe as gjyqtarët e kushtetueses se kanë të drejtë në pretendimin e tyre për mandatarin.
Arsyeja se përse Albin K. dhe Vetëvendosje nuk kanë arritur t’i bindin qytetarët është pikërisht paaftësia për të ofruar shpjegime bindëse.
– Nuk mund të fitosh raste në Gjykatë me këshilltarë që për Drejtësinë nuk arrijnë të gjejnë shpjegime tjera veç këtyre shprehjeve pa shije se
– Nuk mund të fitosh raste as me Haki Abaza që edhe kur bëhen zëvendëskryeministra nuk arrijnë ta mësojnë se
Miq të mi!
U nxita të shkruaj nga deklarata e fundit e çuditshme e Haki Abazit, zëvendës i Albin K.
Unë e kuptoj se të bërit politikë është art, por të kërkosh nga Gjykata Kushtetuese rigjykimin e një lënde tejkalon aftësinë për të shfaqur talent. Në fakt, Abazi po tregon talent për të treguar se sa të padijshëm janë dhe si e shohin funksionimin e shtetit.
Prandaj, nuk mbulohet padituria duke bërtitur