Në fshatin Stankaj të Pejës, raportohet se dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër, kanë organizuar aheng familjar në një lokal-restorant në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.
Në vendin e ngjarjen kanë dalë edhe Inspektorët komunal, të cilët dy të dyshuarve u kanë shqiptuar gjoba mandatorë, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.