×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilani nis fushatën sensibilizuese “Vendose maskën, shpëto jetën”

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur sot aktivitetin “Vendose maskën, shpëto jetën”, ku janë të angazhuar të rinjtë e shkollave të mesme dhe organizatave të ndryshme jo-qeveritare, në shpërndarje të maskave dhe vetëdijesim të qytetarëve për masat mbrojtëse anti-Covid-19.

    Në fjalën e tij, nënkryetari i kësaj Komune, Arbër Ismajli, ka falënderuar Policinë e Kosovës për angazhimin permanent në vetëdijesim dhe këshilla për qytetarët në respektimin e masave mbrojtëse.

    “Ekipet e të rinjve që dalin sot në terren së bashku me Policinë e Kosovës, e bëjnë këtë për sensibilizimin e qytetarëve në përdorimin e masave mbrojtëse. Kjo mbetet mënyra e vetme e luftimit të pandemisë globale. Apelojmë që të vazhdohet me respektimin e rekomandimeve të institucioneve të shtetit, për bartjen e maskave, dezinfektuesve dhe ruajtjen e distancës sociale, në mënyrë që sa më pak të rezultojnë raste me infeksion dhe sa më shpejtë ta kalojmë këtë situatë”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

    Ndërsa, major Alban Ramushi, komandant i Stacionit të Policisë në Gjilan, ka thënë se bazuar në raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, duhet të dimë se virusi është shumë më afër se ajo që jemi duke menduar dhe për këtë duhet një vetëdijësim i të gjithë qytetarëve duke mos e neglizhuar në asnjë moment infeksionin.

    “Virusi është shumë më afër se që ne mendojmë. Kjo është dëshmuar në raporte të rregullta të IKSHP-së, prandaj duhet të bartim maskat, të mbajmë distancën dhe kështu secili ta mbroj familjen e vet. Kujdesi duhet të jetë për të gjitha moshat pa dallim, sepse nuk ka përzgjedhje të moshës se kush infektohet e kush jo”, ka thënë mes tjerash, majori Ramushi.

    Në këtë aktivitet ka folur edhe drejtoresha e DRKS-së, Deniza Limani, e cila ka njoftuar se në këtë aktivitet janë Këshilli i Nxënësve të Gjilanit, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, organizata Fuqia e Bashkimit Rinor dhe organizatat tjera në mënyrë që sensibilizimi të jetë sa më i gjerë.

    Ajo më tej ka njoftuar se aktiviteti i njëjtë do të jetë edhe në lagjet dhe vendbanimet ku jetojnë komunitetet pakicë, me qëllimin që respektimi i masave të jetë në gjithë territorin e Gjilanit dhe te të gjithë qytetarët pa dallime.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Nuk mendoj se është gjëja e duhur që edhe pas 25 vjetësh ka ende vende të cilat nuk e njohin Kosovën, kjo...
    Lajme17 Maj 2025
    Bekim Jashari, ish-kryetari i Skenderajt, ka bërë të ditur se sot janë mbledhur në Shqiponjë për të përkujtuar 26 vjetorin e çlirimit...
    Lajme17 Maj 2025
    Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me problemin e mbeturinave në Prishtinë, duke kritikuar kryetarin e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Hamasi thotë se negociatorët e tij kanë hapur një raund të ri bisedimesh që synojnë t’i japin fund luftës në Gaza, disa...
    Lajme17 Maj 2025
    Sala Jashari, bashkëkryesuese e seancës konstituive, njëherit deputete e PDK-së ka thënë se kërkesa e Vetëvendosjes që seancat të mbahen një herë...
    Lajme17 Maj 2025
    Sot është zhvilluar edhe tentativa e 17-të për konstitumin e Kuvendit, e cila, si tentimet e tjera nga seanca, ka përfunduar pa...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic. Ata bashkëkryesuan tryezën e liderëve me temën “Një Evropa e hapur...
    Lajme17 Maj 2025
    Kompania Rajonale “Pastrimi” Sh.A. ka dalë me një reagim publik në lidhje me situatën e krijuar nga mosmarrëveshja mes tyre dhe Komunës...
    Lajme17 Maj 2025
    Shoqata e Kosovës për Marketing të Veshmbathjes (KAMA) shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.