×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilani në pritje të testimit për mbi 80 persona që dyshohen për COVID-19

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Mbi 80 mostra të banorëve të Gjilanit, të cilët dyshohet se janë të infektuar me COVID-19, nuk janë testuar ende. Vetëm sot nga kjo komunë, janë marrë për testim 11 mostra.

    Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i ka thënë Gazetës Express se i kanë 68 raste aktive me këtë sëmundje.

    Sipas tij, vetëm tre prej të infektuarve janë duke u trajtuar në Klinkën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare, derisa tregon se gjendja e të infektuarve është stabile.

    “Personat e infektuar janë të moshave te ndryshme, kryesisht mosha mesatare. Gjendja e të infektuarve është stabile, me pak simptoma, por e menagjueshme. Kemi gjithesejt 68 raste ende aktive, ku nga këto 65 janë në vetizolim dhe 3 jane në hospitalizim në Klinikën Infektive në Prishtinë. Sot janë marë 11mostra nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik për testim, ndërsa në pritje i kemi edhe rreth 70 mostra për t’i marë rezultatet e tyre, pra në total janë mbi 80 mostra ende të pa testuara”, ka thënë Ismajli për Express.

    Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku kanë rezultuar pozitive 95 raste.

    Rastet pozitive janë nga Peja, Vitia, Prizreni, Prishtina, Mamusha, Gjilani, Gjakovës, Istogut, Lipjani, Mitrovicë, Fushë Kosova, Kllokoti, Malisheva, Rahoveci dhe Vushtrria.

    Me rastet e mbrëmshme, numri i personave që kanë rezultuar pozitivv ka shkuar në 2 mijë e 363, ku prej tyre janë shëruar 1 mijë e 171 pacientë dhe janë regjistruar 40 raste të vdekjes të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Shkurt 2025
    Demokracia në Veprim ka dalur në konferencë për media. Sipas saj, deri në orën 17:00 kanë votuar 38.9% e qytetarëve.
    Lajme09 Shkurt 2025
    Me përfundimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit pason konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Të zgjedhurit e rinj për Kuvendin e Kosovës do...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Artrit Mulliqi ka shkelur heshtjen zgjedhore e cila duhet të mbizotërojë gjatë kohës kur qytetarët votojnë....
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Ai deklaroi se...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Qytetarët në Kosovë po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për zgjedhjet parlamentare. KQZ-ja njoftoi përmes një konference për media...
    Vip09 Shkurt 2025
    Të drejtën e saj për votë e ka shfrytëzuar edhe këngëtarja Leonora Jakupi. Ajo ka postuar një fotografi në Instagram, duke treguar...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e radhës ka bërë të ditur se ka nisur verifikimi i votave të ardhura nga...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Kanë mbetur edhe dy orë deri kur pritet të mbyllen qendrat e votimit në gjithë Kosovën. Në përditësimin e fundit nga KQZ-ja,...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, gjatë një vizite në qendrën e votimit në Graçanicë, ka treguar se procesi i votimit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.