×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilani mbyll shërbimet në katër drejtori për të parandaluar përhapjen e COVID-19

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Me vendim të kryetarit të Gjilanit, njëherësh udhëheqës i Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, janë mbyllyur shërbimet në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë.

    “Vendimin e kam marrë për të preventuar përhapjen e COVID-19, derisa shërbimet do të rihapen sapo të krijohen kushtet. Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve”, ka thënë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e rregullt online me Bordin e Drejtorëve.

    Në këtë takim është diskutuar edhe për reformën në arsim, përmbylljen e vitit shkollor përfshirë edhe organizimin e testit të arritshmërisë dhe të maturës që do të mbahen në muajin gusht, sikurse edhe për fillimin e vitit të ri shkollor.

    Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se po punohet me kapacitete të limituara në administratën komunale, pasi një pjesë e zyrtarëve janë liruar në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

    Edhe në këtë takim, Haziri ka apeluar qytetarët që të mos dalin në vende publike pa maska dhe duke e mbajtur distancën sociale./lajmi/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ua kanë vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë Jakup Krasniqit dhe Rexhep...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani e priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Në takim...
    Lajme17 Mars 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka kritikuar ashpër kontratat lobuese që janë nënshkruar nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Ish presidentit të Kosovës që po mbahet në Hagë, Hashim Thaçi, dje i vdiq babai i cili po vuante nga një sëmundje...
    Lajme17 Mars 2025
    Gani Shala, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i gatshëm t’i dhurojë veshkën bashkëshortes së tij për t’ia shpëtuar jetën, por...
    Lajme17 Mars 2025
    Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka shprehur ngushëllime Hashim Thaçit për vdekjen e babait të tij, Haxhi Thaçi. “Përmes kësaj...
    Lajme17 Mars 2025
    Mbrëmë ka vdekur babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit Haxhiu. Ai ka vdekur dy ditë pasi u vizitua nga djali i...
    Lajme17 Mars 2025
    Ish-ambasadorja e Kosovës, Alma Lama,për FrontOnline, ka theksuar disa çështje të rëndësishme lidhur me politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës e...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialog, Peter Sorensen. Pas këtij takimi, Sorensen do të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.