×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilan-Shpërndante produkte ushqimore me afat të skaduar, ndalohet për 48 orë

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Policia e rajonit të Gjilanit ka njoftuar se ka pranuar një informatë se një një depo ushqimore që gjendet në rrugën “Beqir Musliu” këtu në Gjilan, i dyshimti pronari i saj posedon dhe shpërndan artikuj ushqimor nëpër qendra tregtare dhe në shitoret me pakicë në qytetin e Gjilanit dhe më gjerë.

    Dyshimi ishte bazuar në faktin se produktet ushqimore që shpërndaheshin nga i dyshuari, dyshohej se ishin me afat të skaduar dhe se i njëjti ka ndërhyrë në afatin e skadimit të artikujve të ndryshëm.

    E në lidhje me rastin, policia ka bërë të ditur se pas intervistimit dhe fakteve të prezantuara, prokurori i shtetit ka nxjerr Aktvendim për ndalimin e të dyshuarit në afat për 48 orë në Qendrën e Ndalimit në Gjilan.

    Njoftimi i plotë:

    “Prodhim dhe vënje në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor, Neni 261 të KPRK”

    Me 29 Tetor 2020, Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion që vepron në Gjilan, përmes rrugëve operative ka pranuar një Informatë se një depo ushqimore që gjendet në rrugën “Beqir Musliu” këtu në Gjilan, i dyshimti pronari i saj posedon dhe shpërndan artikuj ushqimor nëpër qendra tregtare dhe në shitoret me pakicë në qytetin e Gjilanit dhe më gjerë.

    Dyshimi ishte bazuar në faktin se produktet ushqimore që shpërndaheshin nga i dyshuari, dyshohej se ishin me afat të skaduar dhe se i njëjti ka ndërhyrë në afatin e skadimit të artikujve të ndryshëm.

    Policia e Kosovës njësiti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion me leje të prokurorit kanë bërë një kontroll të detajuar në këtë depo.

    Gjatë kontrollit, janë gjetur një sasi e konsiderueshme e artikujve të dyshuar ushqimor që kanë qenë me afat të skaduar, të cilët artikuj janë konstatuara me procesverbalin mbi inspektimin nga Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan (Inspektorët e tregut), artikujt janë konfiskuar për asgjësim.

    Gjatë kontrollit kanë prezantuar edhe inspektorët e ATK-së, të cilët kanë bërë identifikimin e dokumenteve relevante.

    Në lidhje me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit me prezencë të avokatit mbrojtës.

    Pas intervistimit dhe fakteve të prezantuara, prokurori i shtetit ka nxjerr Aktvendim për ndalimin e të dyshuarit në afat për 48 orë në Qendrën e Ndalimit në Gjilan.

    Policia e Kosovës njësitet hetuese janë në fazën e grumbullimit të dëshmive shtesë që lidhen me rastin në fjalë.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.