
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, i është bashkuar sot fushatës së “#visa4children” të Zyrës së UNICEF’it në vend.
Fushata kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, që jetojnë në Kosovë.
Heldt është ulur në një nga karrocat e fushatës, për të përjetuar se ç’do të thotë të duash të qasesh diku, e të mos arrish për shkak të barrierave fizike nëpër shumë hapësira, përfshirë edhe shkollat.
Ai ka shpërndarë disa fotografi, në llogarinë e tij, në rrjetin social Twitter, në internet.
Ambasadori ka marrë shumë lëvdata për gjestin e tij të mirë në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
3/4 These everyday situations continue in school, so there is a ramp to access the building, hooray, and then, chemistry class 1st floor? Restroom access? well…There is more to do to give access, equal access. It starts by putting yourself in the shoes or wheels of the other. pic.twitter.com/KItCvn3QRK
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) May 22, 2020