×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania shënon 583 raste të reja të koronavirusit

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara, në Gjermani janë shënuar 583 raste të reja të Covid-19, duke e çuar në 174,355 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

    Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 33 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 7,914, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Gjermania ka filluar t’i lehtësojë masat kufizuese dhe nga e premta nisi t’i rihapë restorantet për herë të parë pas dy muajve, me kusht që të respektohet distanca sociale. Njerëzit që jetojnë në dy shtëpi apo banesa të ndryshme mund të ulen në të njëjtën tavolinë, por duhet të mbajnë largësi një metër e gjysmë mes vete.

    Punëtorët e restoranteve janë të detyruar të përdorin maska ose mbulesa të tjera për fytyrë, ndërsa mysafirëve u rekomandohet të bëjnë të njëjtën gjë. Kuvendi rajonal i Berlinit gjithashtu i ka këshilluar restorantet që t’i regjistrojnë hollësitë e klientëve, në mënyrë që ata të mund të përcillen në rast të paraqitjes së ndonjë infeksioni.

    Qeveria gjermane e ka shfuqizuar karantinën dyjavore që ishte vendosur në mars për udhëtarët që vijnë nga vendet e tjera të BE-së. Sidoqoftë, nga ky vendim do të përfitojnë edhe ata që vijnë nga Islanda, Britania, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.