Gjermania ka publikuar raportin ditor me COVID-19.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 1,176 në 253,474, treguan të mërkurën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Numri i raportuar i të vdekurve u rrit me nëntë në 9,338, tregoi shifra.