Gjermania ka regjistruar 782 raste të reja me COVID-19.
Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 782 në 246.948, treguan të premten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.
Në 24 orët e fundit, Gjermania regjistroi dy vdekje të lidhura me koronavirusin.