×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania pritet të pranojë 1,500 refugjatë nga ishujt grekë

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Gjermania planifikon të ofrojë strehim për 1,500 migrantë që aktualisht janë në ishujt grekë, kanë thënë disa burime qeveritare për agjencinë e lajmeve AFP, ndërkohë që çështja e ndjeshme e migrantëve është përfshirë sërish në agjendën politike të Bashkimit Evropian, pasi një zjarr ka shkatërruar një kamp të stërngarkuar të migrantëve në ishullin grek Lesbos.

    Rreth 12,000 ish-banorë të kampit Moria në Greqi janë duke jetuar aktualisht në ndërtesa të braktisura, apo rrugë, pasi kampi është shkatërruar më 8 shtator.

    Teksa rritet presioni ndaj bllokut evropian për ta bërë punën e tij, Berlini veçse i është bashkuar iniciativës evropiane për të strehuar 400 fëmijë të pashoqëruar të këtij kampi.

    Mirëpo përveç 150 fëmijëve tjerë, Gjermania po ashtu planifikon të mirëpresë familjet me fëmijë që tashmë kanë siguruar statusin e refugjatit dhe mund të mos jenë nga kampi Moria, është cituar një plan i miratuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer.

    Ky plan është thënë të jetë krijuar pasi qytetet gjermane i kanë bërë thirrje Berlinit që të bëjë më shumë.

    Qeveria e Merkelit ka insistuar se duhet të gjendet një zgjidhje evropiane për këtë çështje në vend të individualitetit.

    Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë në Athinë, teksa ka takuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, se BE-ja duhet të ofrojë “përgjigje të fuqishme dhe efikase” për problemin e migrimit.

    Greqia është duke rritur përpjekjet për të krijuar strehim të përkohshëm, ndërkohë që banorët lokalë janë duke u përgatitur për mbajtje të protestave kundër migrimit.

    Të martën, ministria greke për Migrim ka thënë se rreth 800 banorë të kampit Moria janë strehuar në vendbanime të përkohshme në Lesbos.

    Prej tyre, 21 kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus, ka thënë kjo ministri. /Rel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    CEO i Tesla-s është shfaqur me mavijosje të dukshme rreth njërit prej syve të tij në konferencën e lamtumirës. Dhe ai ka...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Ministri i Drejtësisë i Republikës Çeke, Pavel Blazhek, dha dorëheqjen nga posti i tij për shkak të një skandali të lidhur me...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald J. Trump ka lavdëruar themeluesin e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, për ndikimin e tij në ndryshimin e mënyrës...
    Të tjera
    Kronika31 Maj 2025
    Policia e Kosovës njofton se të premten më datë 30 maj, në Vërmicë kishin kishin gjetur dhe konfiskuar 21 sfera metalike nga...
    Kronika31 Maj 2025
    Një vajzë është raportuar e zhdukur në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. Babai i saj në polici ka raportuar se vajza...
    Kronika31 Maj 2025
    Pasditen e 30 majit, në Prishtinë ndodhi një ngjarje jo fort e zakonshme. Një burrë ka shtënë me armë zjarri në drejtim...
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë në Lipjan dyshohet se ka dhunuar një grua, e cila më pas ka marrë tretman mjekësor. Për ngjarjen që ka...
    Lajme31 Maj 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës sot nga ora 12:00 do të mbajë konferencë për media. Të premten e 29 majit, Oda Ekonomike bashkë...
    Sport31 Maj 2025
    Kapiteni i kombëtares së Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani e fitoi këtë sezon Scudetton e dytë në Serie A me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.