×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania po e trajton përplasjen e makinave në Berlin si sulm me motive islamike

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Autoritetet gjermane po hetojnë një seri të përplasjeve – me sa duket të qëllimshme – të makinave në një autostradë në Berlin, si një sulm me motive islamike, njoftuan mediat të mërkurën.

    Incidenti ndodhi të martën në mbrëmje.

    Gjashtë persona u plagosën, tre prej të cilëve rëndë, kur makina e të dyshuarit u përplas me automjetet tjera në autostradën A100, pak para orës 19:00.

    Dëshmitarët thanë se i dyshuari, 30-vjeçar nga Iraku, pretendoi se kishte një “objekt të rrezikshëm” në një kuti municioni.

    Asgjë nuk u gjet më vonë brenda, raporton BBC.

    “Sipas njohurive të tanishme, ishte një sulm i motivuar islamik”, u citua nga revista Focus një zëdhënës i prokurorisë.

    “Thirrjet e të dyshuarit në vendngjarje sugjeruan që veprimet e tij mund të kishin qenë me motive islamike”, shtoi ai.

    Ai shtoi se ka edhe indikacione se i dyshuar kishte probleme psikologjike.

    Policia arrestoi të dyshuarin në vendngjarje.

    Mediat gjermane e quajtën atë si Samrad A, që jeton në një objekt strehimi për refugjatë dhe raportet sugjerojnë se ai mund të jetë radikalizuar atje.

    Ai pritet të përballet me tre akuza për tentativë vrasjeje.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Udhëheqësit evropianë do të mblidhen sot për një samit të posaçëm për të diskutuar planet e presidentit amerikan Donald Trump për t’i...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Princ Leka ka uruar Kosovën në 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke thënë se 17 shkurti është një nga ngjarjet më...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës, duke kujtuar sakrificën e veprimtarëve deri në shtet...
    Të tjera
    Lajme17 Shkurt 2025
    Zvicra ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ky shtet njofton se mbetet e përkushtuar ta mbështesë Kosovën në ndërtimin...
    Vip17 Shkurt 2025
    G Bani u përjashtua nga Big Brother VIP Albania 4 pasi e goditi me shuplakë në fytyrë Gjestin. Ai e thekson se...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur për zhvillimin ekonomik të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke vlerësuar...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Në kuadër të organizimeve shtetërore për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari,...
    Sport17 Shkurt 2025
    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë se e ka marrë “aminin” nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për organizimin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.