×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania ndan një miliard euro shtesë për sigurinë kibernetike të Ukrainës dhe dokumentimin e krimeve

    FrontOnline
    11 Nëntor 2022

    Qeveria gjermane ka ndarë një miliard euro shtesë nga buxheti për vitin 2023 për ta përkrahur Ukrainën kundër sulmeve kibernetike të Rusisë dhe për grumbullimin e dëshmive për krime të luftës, thuhet në një dokument.

    Ndarja e re e mjeteve bëhet në kohën e debatit për atë nëse Gjermania duhet ta shtojë dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë. Vendi i përfshirë nga lufta ka thënë se ka nevojë për armë sulmuese të fushëbetejës, përfshirë tanket, raporton agjencia “Reuters”.

    Gjermania është dhuruesja e tretë më e madhe ushtarake për Ukrainën, edhe pse qëndron shumë prapa Shteteve të Bashkuara, armët e të cilave kanë qenë jetike për sukseset e ushtrisë ukrainase në fushat e betejës, që e arritën kulmin me rimarrjen nën kontroll të qytetit Kherson, vendbanimi më i madh ukrainas që kishte rënë në duart e rusëve.

    Një pjesë e mjeteve do të ndahet për ekipet që grumbullojnë dëshmi për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës, përfshirë ato që nuk janë mbuluar pas tërheqjeve të Rusisë.

    Fonde të posaçme do të dhurohen edhe për përkrahjen e shoqërisë civile në rajon, përfshirë mbrojtjen e gazetarëve në Bjellorusi, Rusi dhe Ukrainë.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bashkimit Europian është ratifikuar tashmë dhe pritet të zbatohet....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Tubimet janë mbajtur në të gjithë Australinë në përgjigje të një vale të dhunës së fundit kundër grave. Demonstruesit duan që dhuna...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Ushtria iraniane e ka prezantuar të dielën një dron të ri sulmues, i cili është i dizajnuar për të fluturuar drejt në...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se propozimi për një rezolutë për Srebrenicën është siç e quajti ai...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Rusia i ka vazhduar të dielën sulme e pareshtura kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Autoritetet në rajonin jugor Mikolaiv thanë se dronët...
    Ekonomi28 Prill 2024
    Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina ka folur rreth tenderit që ka hapur komuna e Prishtinës në muajin prill, e...
    Kronika28 Prill 2024
    Një kosovar është ndaluar në Leposaviq i cili dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë nga territori i Serbisë. Me vendim të prokurorit...
    Lajme28 Prill 2024
    Ilir Peci, kryetar i Zveçanit për FrontOnline deklaron se mbajtja e votimeve ishte një mundësi e dhënë për votuesit e asaj pjese....
    Lajme28 Prill 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.