×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania mirëpret marrëveshjen Kosovë-EUROPOL, ripërsërisin përkrahjen për liberalizimin e vizave

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Sundimi i Ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është një prej fushave në të cilën Kosovës po i kërkohet një punë më e madhe, meqë aspekti i sigurisë është një prej më të rëndësishmëve kur vjen puna tek liberalizimi i vizave.

    Me qëllim të përmirësimit të performancës në këtë fushë, Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës në krye me Agim Veliun para dy dite ka nënshkruar një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe EUROPOL-it.

    Një marrëveshje e tillë nga kreu i kësaj ministrie po shihet si një hap tejet i rëndësishëm, meqë tashmë s’do të ketë vonesa në shkëmbimin e informative dhe kryerjes së operacioneve policore.

    Hap të rëndësishëm po e shohin edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, institucion ky që gjatë vitit të kaluar kishte marrë iniciativën për krijimin e grupeve punuese Berlin-Prishtinë, të cilat kishin trajtuar çështjet që ndërlidhen me sigurinë dhe ndikimin e tyre në liberalizimin e vizave.

    “Ministria Federale për Punë të Brendshme mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes së punës në mes të EUROPOL-it dhe Republikës së Kosovës. Marrëveshja është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit të strukturuar kundër krimit, veçanërisht në fushën e krimit të organizuar dhe terrorizmit”, ka thënë për Gazetën Express një zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë.

    Megjithatë nga Berlini zyrtar thonë se ende s’mund të vlerësohet përfundimisht se deri në çfarë mase një marrëveshje e tillë me EUROPOL-in do të përmirësojë rezultatet e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Ndërkohë ritheksojnë se luftimi efektiv i krimit të organizuar dhe korrupsionit është vetëm një prej kërkesave për liberalizimin e vizave.

    “Duhet të theksohet se luftimi efektiv i krimit të organizuar dhe korrupsionit është vetëm një prej kushteve për liberalizimin e vizave”, ka thënë kjo zëdhënëse.

    Në fund, nga ministria që drejton Horst Seehofer thonë se Gjermania vazhdon të mbështes Kosovës në rrugën drejt arritjes së liberalizimit të vizave.

    “Gjermania vazhdon të mbështes Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt arritjes së liberalizimit të vizave”, përfundon përgjigja.

    Agim Veliu ditën e nënshkrimit të marrëveshjes, ka thënë se bashkëpunimi me EUROPOL-in do të forcojë edhe më tej kriteret e përmbushura nga Kosova për liberalizimin e vizave.

    Ish-ambasadori gjerman, Christian Heldt, pak ditë para se të përfundonte mandatin e tij në Kosovë, kishte theksuar se çështjet që ndërlidhen me sigurinë janë tejet të rëndësishme për liberalizimin e vizave.

    Heldt kishte lavdëruar bashkëpunimin që kishte bërë Kosova me Gjermaninë gjatë vitit të kaluar përmes grupeve të përbashkëta punuese, derisa kishte këshilluar Kosovën që një strategji të tillë ta përdor edhe me shtetet të cilat janë skeptike rreth asaj nëse kosovarëve duhet t’iu hiqet regjimi i vizave.

    Gjermania në mënyrë të vazhdueshme ka përkrahur procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Problematik mbetet qëndrimi i Francës së Emmanuel Macron.

    Mbete të shihet se çfarë do të ndodh gjatë presidencës gjermane në BE, meqë presioni dhe kërkesat drejt Merkel për të përmbyllur procesin e liberalizimit të vizave janë të mëdha.

    Gjermania do të udhëheq me presidencën gjermane deri në fund të këtij viti, derisa pritjet e kosovarëve se Berlini do ta përmbyll procesin janë shumë të mëdha.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.