×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania i dhuron Kosovës 6 mijë teste për Coronavirus

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Gjermania i dhuroi Kosovës 6,000 teste për diagnostikimin e koronavirusit.

    Dorëzim-pranimi i testeve u bë në Prishtinë midis ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, dhe ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj.

    “Janë 6,000 teste PCR, që mendoj se do t’ju dalin në ndihmë në këtë fazë”, tha ambasadori gjerman, duke bërë thirrje për respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

    “Ne mund t’ju mbështesim vetëm nëse ka veprime nga qeveria dhe populli. Secili duhet t’i respektojë rregullat që janë vendosur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Maska nuk është shenjë e dobësisë, por shenjë e respektimit të personit pranë jush”, tha Heldt.

    Ai kërkoi që edhe përfaqësuesit politikë të tregojnë unitet, duke vënë theksin mbi rëndësinë e “punës ekipore”.

    Ambasadori Heldt iu referua zhvillimeve të së enjtes në Kuvendin e Kosovës, ku nuk pati kuorum për ratifikimin e disa marrëveshjeve financiare ndërkombëtare, që do ta ndihmonin Kosovën në përballimin e situatës shëndetësore dhe ekonomike, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

    “Këto grante janë këtu për të ndihmuar rimëkëmbjen e Kosovës nga pasojat ekonomike, por edhe për të ndihmuar sistemin e shëndetësisë”, tha Heldt.

    Ministri i Shëndetësisë, Zemaj, tha se ndihma e Gjermanisë është e mirëseardhur dhe e nevojshme për ngritjen e kapaciteteve për të luftuar koronavirusin.

    Zemaj tha se Kosova “qëndron mirë” me furnizimet me teste.

    Në javët e fundit, në Kosovë është rritur numri i të prekurve me koronavirus.

    Në dy ditët e fundit, për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit, janë regjistruar nga mbi 200 raste pozitive.

    Në total, Kosova ka konfirmuar 4,307 të infektuar me koronavirus.

    Prej tyre, 94 pacientë kanë humbur jetën dhe 2,095 janë shëruar.

    Këtë javë, në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri janë rikthyer masat e kufizimit të lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 5:00.

    Në këtë periudhë kohore iu ndalohet veprimtaria edhe bizneseve të gastronomisë.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2024
    Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka dhënë një koment mbi letrën që tre liderët evropianë, kancelari...
    Lajme16 Maj 2024
    Ambasada e Italisë në Kosovë, ka bërë të ditur se me liderin e PDK-së, Memli Krasniqi, ambasadori Antonello De Riu, pati një...
    Lajme16 Maj 2024
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nga Partia Demokratike e Kosovës sonte bashkë me ambasadorin...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë...
    Lajme16 Maj 2024
    Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë...
    Lajme16 Maj 2024
    Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar...
    Lajme16 Maj 2024
    Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse do...
    Lajme16 Maj 2024
    Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    “E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.