×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Gjeneral Rama: Ushtria e gatshme në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Misionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë kallaballëk. Ato ushtarakët e saj i kryejnë vazhdimisht në baza ditore pa bërë shumë zë. E jehona e tyre “gumon” fuqishëm në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend. Në këso rrethana ushtria merr gjithçka në duar dhe drejtohet nga Presidenti i vendit, që është edhe komandanti suprem i tyre. Diçka e tillë u përmend e u lakua si mundësi nëpër buzët e shumë liderëve shkaku i Coronavirusit. Deri tani, asgjë, nuk u bë.

    Por në rast se do të ndodhte shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, a do të ishte e gatshme Ushtria e Kosovës të marrë në duar frenat e rendit dhe gjithçkaje tjeter në vend?

    Për gatishmërinë në këtë aspekt, por edhe tema tjera si numrin e të infektuarve me COVID-19, buxhetin, prurjet-largimet e ushtarëve, e presionet nga pala serbe mbi ushtarët, për Front Online, ka folur ekskluzivisht, komandanti i Forcës, gjenerali Rrahman Rama.

    Pyetjes së mësipërme, pa fije dyshimi, komandanti i përgjigjet me Po.

    Sipas tij, ushtria, merr dhe zbaton urdhrat që vijnë nga lartë.

    “Gjendja e jashtëzakonshme ndodh në 3 raste. Njëra prej rasteve ka të bëjë me fatkeqësitë natyrore ose në këtë rast pandemisë. FSK-ja e gatshme ta kryejë rolin e vet kushtetues ligjor. Ne zbatojmë dhe marrim urdhrat. Çdo detyrë e mbulojmë varësisht prej mundësive dhe kapaciteteve tona”, u shpreh ai për Front Online.

    10 raste aktive me Coronavirus në FSK, 16 ushtarë në vetizolim

    Meqë janë vazhdimisht aktiv në detyrë, ushtarëve të FSK-së u bie të ekspozohen më shumë ndaj virusit Corona.
    Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama tregoi se aktualisht brenda Forcës që drejton, 10 ushtarë janë të infektuar me COVID-19 dhe 16 në vetizolim. Prej tyre asnjëri nuk është i komunitetit serb.

    “Gjendja mund të them se është mirë brenda për brenda FSK-së. Kemi arritur ta menaxhojmë  situatën  mirë. Aktualisht kemi 10 të infektuar dhe 16 në vetizolim për shkak të kontakteve që i kanë pasur. Asnjë nuk e kemi në spital. Gjenda e tyre shëndetësore është e mirë. Jemi të gatshëm t`i përkrahim për çdo shqetësim. Jo nuk ka pjesëtarë serbë të prekur me COVID. Por nuk do të thotë që në të ardhmen të mos kemi”, theksoi ai për Front Online.

    Duke përfshirë këta 10 ushtarë, numri i pjesëtarëve të prekur me Coronavirus brenda FSK-së, prej fillimit të pandemisë e deri tani ka arritur në diku afër 70 – 80.

    ” Diku afërsisht 70 deri në 80 pjesëtarë kanë qenë të infektuar, por e kane përfunduar si proces. Kemi pasur një numër pak më të madh të vetizolimit për shkak të simptomave dhe kontakteve”, tregoi për Front Online.

    Qeveria nuk kursen për Forcën,  e përkrahi me buxhet shtesë

    Përkrahja financiare e Qeverisë për FSK-në deri me tani nuk ka munguar.

    Kështu ka bërë të ditur, komandanti i kësaj Force, Rrahman Rama.

    Ai tha se ekzekutivi i ka përkrahur edhe me buxhet shtesë, teksa tregoi se kanë qenë të kujdesshëm në hartimin e planeve duke i përputhur ato 100 % me buxhetin që u është ndarë.

    “ Në përputhje me buxhetin kemi bere një plan afatgjatë. Kemi qenë shumë të kujdesshëm në hartimin e atij plani. Nuk kemi planifikuar diçka që nuk mund ta realizojmë. Njëra prej rrethanave është edhe mundësia apo gjendja ekonomike dhe mundësitë buxhetore për ta përkrahur institucionin. dhe ne mbi bazën e planit tonë kemi kërkuar buxhet shtesë. Kemi marrë përkrahje prej Qeverisë. Jemi në komunikim me Kryeministrin që në të ardhmen të kemi buxhet më shumë që sa më shpejt t`i rrisim kapacitetet”, pohoi ai për Front Online.

     

    FSK-ja hap konkurs të ri, i pranon 400 ushtarë të rinj

    Të premten, FSK-ja, ka hapur konkursin për rekrutimin e ushtarëve të rinj.

    Në të do të pranohen, siç thotë gjenerali Rrahman Rama, 400 ushtarë të rinj.

    Punën ata do ta fillojnë në muajin janar.

    “ Realisht kemi dhënë informacionin që kemi shpall zyrtarisht kampanjën e rekrutimit për ushtarë të rinj. Nga e hëna secili qytetar do ta shkarkojë apo do ta marrë aplikacionin që të jetë pjesëtarë apo ushtarë i rregullt i FSK-së. Po e realizojmë atë planin tonë gjithëpërfshirës. Diku 400 ushtarë të rregullt do të jenë që nga viti i ardhshëm në janar. Tash jemi në fazën e përzgjedhjes së kampanjës së rekrutimit, procesit të përzgjedhjes”, deklaroi ai për Front Online.

     

    Serbia ka ulur presionet ndaj pjesëtarëve serb në FSK, shkak faktori ndërkombëtarë

    Serbia e ka ulur gati krejt presionin ndaj pjesëtarëve serbë që janë në FSK.

    Një deklaratë të tillë e dha për Front Online, komandanti i Forcës, Rrahman Rama.

    “Krahasuar me të kaluarën, presionet janë në nivelin më të ulët. Janë të gjithë aktiv dhe janë mirë të integruar brenda për brenda institucioneve”, tha ai.

    Shkak për këtë, sipas tij, është bërë presioni që Bashkësia Ndërkombëtare ka bërë ndaj Serbisë.

    “ Mund të jenë presionet nga faktori ndërkombëtarë të shtetit serb. Por me gjasë e kanë kuptuar edhe realitetin që është duke ndodhur edhe në Kosovë  Është në interes të komunitetit të tyre që të jenë të integruar në institucionet e Republikës së Kosovës”, përfundoi ai intervistën për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pas vendimit që në Shqipëri të mbyllet Tik-Toku, një gjë e tillë po kërkohet edhe në Kosovë. Këtë dëshirë e shprehën prindërit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një zyrtar gjerman ka thënë se policia ka pasur kontakte më parë me të dyshuarin e akuzuar për sulmin në një turmë...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Driloni ka refuzuar t’i përgjigjej një pyetjeje që i ka bërë Drenusha atij për Sarën. Ajo e pyeti nëse i pengon pëlqimi...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Raporti i tij me femrat, nxiti sërish diskutimin e Gresës, Xhenetës e Drenushës, me Drilonin e Xuxin. Driloni u tha se edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.