
Rrahman Rama, komandant i FSK-së, në një intervistë për Front Online e pranoi se disa trupa të FSK-së të minoritetit serb, janë larguar nga detyra shkaku i presioneve nga jashtë.
Ky presion megjithëse ekziston akoma, sipas tij, ka rënë ndjeshëm muajve të fundit
“Kemi pasur dhe ka qenë edhe debat. Fatkeqësisht një pjesë e tyre janë liruar nga detyra për shkak të presioneve që kanë ardhur nga jashtë. Me ata që janë në shërbim, nuk kemi asnjë problem, janë shume mirë të integruar, i kryejnë të gjitha detyrat. Të jemi real presionet nuk janë në atë nivelin që kanë qenë më herët. Tash më shume në atë kuptimin mes rrjeteve sociale, disa presione që ju bëhen individëve dhe disa pjesëtareve tonë. Nuk mund te them që është në nivelin që ka qenë më herët. Është në nivel më të ultë, por kohë pas kohe, kanë presione”, tregoi ai për Front Online.