
Një person shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në Prizren.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje pas mesnate.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i huaj. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.