Një person ka raportuar se ka gjetur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Mogillë të Gjilanit.
Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it dhe sipas policisë, e kanë larguar mjetin e dyshimtë pa ndonjë incident.
“Fsh. Mogillë, KK Kllokot 11.07.2022 – 08:30. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së një mashkulli kosovar është gjetur një granatë dore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it dhe kanë tërhequr mjetin e dyshimt pa ndonjë incident”.