Është gjendur I vdekur Heset Rrahmani nga Vitia,që të dielën policia njoftoi se është zhdukur.
Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e komunës së Vitisë ku kanë shprehur edhe ngushëllime për familjen e të ndjerit.
Njoftimi i plotë:
Telegram ngushëllimi i Kryetarit Haliti me rastin e gjetjes së trupit të pajetë të qytetarit vitias, Heset Rrahmanit
Kryetari i komunës ës Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur ngushëllimet familjes Rrahmani nga Debelldehu pas gjetjes së trupit të pajetë të qytetarit vitias,Heset Rrahmanit, i cili ishte raportuar si i zhdukur me 14 janar të këtij viti.
“E nderuara familja Rrahmani, me dhimbje të thellë morëm lajmin se anëtari i familjes suaj është gjetur i pajetë. Në këtë rast të pikëllimit, ju lutëm që në emrin tim personal dhe të komunës së Vitisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, u shpreh kryetari Haliti.
Ngushëllime!
Sinqerisht
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti