×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjemania tregon fuqinë, teste falas për Covid-19 për të gjithë që kthehen atje

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë ka vendosur të ofrojë teste falas për koronavirus për udhëtarët që kthehen në të gjitha aeroportet gjermane, në përpjekje për ta parandaluar rritjen e numrit të rasteve për shkak të udhëtimeve gjatë verës.

    Sipas ministres rajonale të Shëndetësisë në Berlin, Dilek Kalayci, testimi fillimisht nuk do të jetë i obligueshëm dhe shteti do t’i mbulojë shpenzimet për të gjitha rastet, raporton “Schengenvisainfo”.

    Ata që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë duhet të testohen dhe ata që kthehen nga vendet pa rrezik gjithashtu do ta kenë mundësinë”, theksoi zonja Kalayci.

    Ajo shtoi se personat që kthehen nga vendet pa rrezik nuk do të testohen në aeroporte, por do të marrin test falas nga autoritetet shëndetësore lokale.

    Qendrat e testimit do të vendosen në të gjitha aeroportet në mënyrë që personat e kthyer nga vendet me rrezikshmëri të lartë të testohen menjëherë pas ardhjes.

    Personat që nuk dëshirojnë të testohen ose ata që dalin pozitivë në testin për koronavirus do të jenë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

    Aeroportet në Frankfurt, Këln dhe Mynhen tashmë janë duke e zbatuar këtë skemë, ndërsa Berlini planifikon që t’i nisë testimet në aeroporte nga kjo javë, njoftuan autoritetet lokale.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.