×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Gjatë 2019-së, 1,013 të mitur janë akuzuar në gjykatat themelore të Kosovës

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e jurisprudencës për persona të mitur” për vitin 2019, ndërsa sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i personave të mitur të akuzuar në gjykatat  themelore të Republikës së Kosovës në vitin 2019 ishte 1,013 persona.

    Ky publikim ofron të dhëna statistikore për personat e mitur, të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale në vitin 2019.

    Të dhënat për personat e mitur ofrohen sipas gjinisë, nacionalitetit, mënyrës së zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësit të aktakuzës, llojit të dënimit dhe masave të shqiptuara për kryerësit e veprave penale.

    “Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i personave të mitur të akuzuar në gjykatat  themelore të Republikës së Kosovës në vitin 2019 ishte 1 013 persona. Numri më i madh i të akuzuarve ishte në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej  414 persona, ose 40.9 % e numrit të përgjithshëm”.

    Nga gjithsej 1 013 persona të akuzuar, prej tyre janë dënuar 686 persona, ose 67.7 % e të akuzuarve. Po ashtu, numri më i madh i të dënuarve ishte në Gjykatën e Prishtinës me gjithsej 294 persona, ose  42.9% e numrit të përgjithshëm.

    Për më shumë informata lidhur me Statistikat e Jurisprudencës për persona të mitur 2019, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/jurisprudenca

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e Zërit” do të dorëzojë sot në Gjykatën Kushtetuese për herë të 13-të dosjet e radhës...
    Lajme22 Maj 2025
    Ish-ambasadori dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, për FrontOnline ka komentuar vizitën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit...
    Lajme22 Maj 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka deklaruar për refuzimin e ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në...
    Lajme21 Maj 2025
    Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë ndonjë rrebeshe të izoluar në zona...
    Lajme21 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në emisionin “Click” në RTV21 tha se, pas konstituimit të Kuvendit, nëse deputetja Duda Balje mbetet pa...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës, ku Shqipëria, përmes një...
    Lajme21 Maj 2025
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, deklaroi se aktualisht nuk mund të jepen informacione konkrete lidhur me kohën kur mund të...
    Lajme21 Maj 2025
    Lidhur me stagnimin në formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe zhvillimet tjera në Kosovë,  kanë folur dy...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.