×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë vjet nga vdekja e akademikut Besim Bokshi

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Sot janë bërë gjashtë vjet nga vdekja e akademikut Besim Bokshi, njëri nga gjuhëtarët më të shquar të Kosovës dhe të shkencës së albanologjisë në përgjithësi.

    Besim Bokshi lindi në Gjakovë në vitin 1930. Mësimin fillor e kreu në Tiranë dhe në Gjakovë, ndërsa atë të mesëm në Gjimnazin e Prishtinës. Studimet e larta i kreu në Katedrën e Albanologjisë në Beograd, për t’u kthyer në vendlindje ku për vite me radhë punoi si profesor në gjimnazin dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës.

    Ka punuar në Institutin Albanologjik dhe në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Ka marrë pjesë në të gjitha ngjarjet gjuhësore me rëndësi, përfshirë edhe Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë më 1972, ndërsa gjatë viteve nëntëdhjetë ka qenë i përfshirë në zhvillimet politike të asaj kohe në Kosovë.

    Në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitet 2008-2011 ishte kryetar i saj.Vepra shkencore e Besim Bokshit përbëhet nga disa studime monografike nga fusha e morfologjisë historike të gjuhës shqipe, ku veçmas shquhen studimet e tij për fleksionin nominal, për nyjet, për pjesoren etj.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Lajme04 Mars 2026
    Mijëra përdorues kanë raportuar probleme me aksesin në Facebook. Faqja jozyrtare e monitorimit Downdetector ka marrë më shumë se 11,000 raportime problemesh...
    Kronika04 Mars 2026
    Një shtetas i Shqipërisë është ndaluar në Vërmicë, pasi dyshohet se kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve malore. Siç theksohet në raportin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.