×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjashtë anëtarë të fushatës së Trumpit të infektuar me koronavirus

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Fushata e rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump thotë se gjashtë anëtarë të stafit të kësaj fushate që po ndihmonin me përgatitjet e tubimit të tij të shtunën në mbrëmje në Tulsa të Oklahomës, rezultuan pozitivë për koronavirusin.

    Drejtori i komunikimeve të fushatës, Tim Murtaugh tha në një deklaratë se “procedurat e karantinës” u zbatuan menjëherë dhe se asnjë nga punonjësit e fushatës që rezultuan pozitivë nuk do të marrin pjesë në tubim. Ai tha se as personat që kishin pasur kontakt direkt me ta, nuk do të marrin pjesë.

    Zyrtarët e fushatës thanë se të gjithëve atyre që do të shkojnë në tubim, do t’u matet temperatura para se të kalojnë përmes masave të sigurisë. Atyre do t’u jepen edhe maska nëse duan t’i vënë si edhe dizinfektant në qendrën me kapacitet prej 19 mijë vetësh, njofton VOA.

    Tubimi parashikohej që të ishte grumbullimi më i madh në ambjent të brendshëm në botë, gjatë pandemisë.

    Presidenti Trump do ta mbajë tubimin mes shqetësimeve të nxitura nga pandemia e koronavirusit dhe pas disa javë protestash mbi pabarazinë racore, në një përpjekje për të ringjallur fushatën e tij për një mandat të dytë presidencial.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.