Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë.
I njëjti ka inskenuar një situatë në të cilën është paraqitur si i rrëmbyer me qëllim të përfitimit të një shume parash nga familja e tij në këmbim të lirimit të tij, njofton raporti 24 orësh i policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar për mbajtje.
“DETYRIM- Gjakovë 30.06.2020-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka inskenuar një situatë në të cilën është paraqitur si i rrëmbyer me qëllim të përfitimit të një shume parash nga familja e tij në këmbim të lirimit të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.