Në fshatin Moglicë të Gjakovës, është arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu, bëhet e ditur se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa, me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.