×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Gërxhaliu: Delegacioni kosovar në Uashington po përfaqëson interesat politike e jo shtetërore

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington pritet të arrihet një marrëveshje ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Front Online.

    Megjithëse dialogu mes dy shteteve është vlerësuar të jetë i rëndësishëm, delegacioni që po përfaqëson vendin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet se po përfaqëson më shumë interesat partiake se shtetërore.

    Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka thënë për Front Online se takimi në Uashington ka qenë një mundësi të cilën është dashur ta shfrytëzoj delegacioni kosovarë përmes prezantimit të projekteve konkrete të cilat kishin do të gjeneronin punësimin, tregtinë, promovimin, inovacion dhe edukimin.

    Megjithatë, sipas tij, euforia për tu mbrojtur interesat e partisë politike mbi interesat e shtetit, po e dëmton Kosovën në këtë drejtim.

    Gerxhaliu ka treguar se shteti serb është më i përgatitur në takimet që po mbahen në Uashington.

    “Delegacioni kosovar është shumë më tepër i përbërë nga ngjyra politike për të përmbushur epshet e partive politike në koalicion dhe jo për të promovuar shtetin. Në këtë drejtim në qoftë se bisedohet për çështje ekonomike dhe të mos jetë i pranishëm Ministri i Financave, i Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministri i Ekonomisë dhe i Zhvillimit, është një dobësi përballë palës së Serbisë”, ka thënë ai.

    Gërxhaliu tregon temat ekonomike që duhet të diskutohen në Uashington

    Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu e ka parë të rëndësishëm takimin që po mbahet në Uashington mes palës kosovare dhe asaj serbe, raporton Front Online.

    Gërxhaliu është shprehur se takimi në Shtëpinë e Bardhë është një mundësi shumë e mirë të cilën është dashur ta shfrytëzoj delegacioni kosovar për të diskutuar për tregtinë e punësimin.

    “Uashington ka qenë një mundësi të cilën është dashur ta shfrytëzoj delegacioni kosovarë përmes prezantimit të projekteve konkrete të cilat kishin do të gjeneronin punësimin, tregtinë, promovimin, inovacion dhe edukimin”, ka deklaruar ai.

    Ai ka vlerësuar se pala serbe është më e përgatitur për çështjet ekonomike të cilat do të diskutohen në takimin e sotëm, për dallim nga pala kosovare që sipas tij, është më shumë me përbërje politike se ekonomike.

    “Duhet të kuptohet që vet fakti që dialogohet është një përparësi  e cila duhet të analizohet në disa dimensione. Rëndësia e parë është se dialogohet në Uashington dhe kuptohet se roli i SHBA-së ka qenë dhe do të jetë parcial. Duhet të shfrytëzohet kjo gatishmëri i SHBA-së që të bëhet presion te palët që këto marrëveshje të zbatohen dhe jo vetëm të nënshkruhen”, ka thënë ai pwr Front Online.

    Gërxhaliu ka thënë tutje se dialogu me Serbinë nuk do të jetë i lehtë kurrë sepse përgatitja dhe tradita e tyre në këtë fushë është shumë më e avancuar se e Kosovës./Front Online/

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.