17:42 | 01 Korrik 2020
Gazetarja, Bruna Masado nga Brazili, korespondente për CNN ra viktimë e një grabitjeje, ndërsa ishte duke raportuar live për rritjen e nivelit të ujit në lumin në Sao Paulo, për shkak të shirave.
Sikurse shihet edhe nga video grabitësi e kishte pikasur viktimën e tij edhe ishte duke e parë për rreth dy minuta, para ngjarjes.
Në fillim, gazetarja mendoi se njeriu i pastrehë me kapuç thjesht dëshironte të fliste me të dhe kështu ajo e përshëndeti. Disa sekonda më vonë, ajo kuptoi se qëllimet e tij nuk ishin vetëm miqësorë, pasi nxori një thikë dhe kërkoi që ajo t’i jepte telefonat e saj celular. Gazetarja së pari i dha atij një dhe pastaj telefonin e saj të dytë.
Për fat të mirë, gazetarja nuk pësoi lëndime, por ndodhet në gjendje shoku.

Cilësi, gatim dhe shpërblim
Sponsoruar
Të tjera
-
11:55 | 05 Korrik 2022
-
11:42 | 05 Korrik 2022
-
11:35 | 05 Korrik 2022
-
11:31 | 05 Korrik 2022
-
11:30 | 05 Korrik 2022
-
11:25 | 05 Korrik 2022
-
11:19 | 05 Korrik 2022
-
11:09 | 05 Korrik 2022
-
11:03 | 05 Korrik 2022
-
10:59 | 05 Korrik 2022
-
10:56 | 05 Korrik 2022
-
10:53 | 05 Korrik 2022