×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazeta zvicerane: Në vendin mbase më të korruptuar të Europës, Kurti synoi t’i jap fund klientelizmit

    FrontOnline
    30 Maj 2020

    Gazeta zvicerane thekson se Gjykata Kushtetuese në Kosovë i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi, i cili konsiderohet përgjegjës për plaçkitjen e shtetit.

    Në numrin e së shtunës gazeta e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” shkruan se Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka hapur rrugën për krijimin e qeverisë së re.

    Gjykatësit thanë se presidenti Hashim Thaçi nuk e shkeli Kushtetutën kur në fund të prillit me dekret ngarkoi partinë e dytë për themelimin e qeverisë.

    Partia e Kurtit nuk propozoi një kandidat të ri për kryeministër dhe kërkoi zgjedhje. Në rast zgjedhjesh Kurti ka shanse të mira të rrisë përkrahjen. Pakënaqësia te populli pas rrëzimit të qeverisë ishte e madhe, shkruan gazeta zvicerane. Tani i është hapur rruga LDK-së, partneres së deritanishme të Kurtit, për të themeluar qeverinë.

    “Neue Zürcher Zeitung” thekson se konflikti mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi u ashpërsua pasi Thaçi dhe LDK së bashku u angazhuan për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas përhapjes së pandemisë. Në gjendje të jashtëzakonshme Thaçi do të kishte kompetenca shtesë.

    Gazeta thekson se Thaçi i përket establishmentit që dominon politikën e Kosovës që nga lufta dhe konsiderohet përgjegjës për plaçkitjen e vendit.

    Në vendin mbase më të korruptuar të Europës, Albin Kurti synoi t’i jap fund klientelizmit dhe të fillojë reforma të thella. Suksesi i Kurtit në zgjedhjet e tetorit tregoi se kosovarët janë neveritur me elitat e vjetra. Kurti është politikan karizmatik, i cili demonstron një vetëbesim ndaj fuqive mbrojtëse perëndimore.

    Në luftën interne për pushtet Washingtoni përkrah hapur Thaçin, të cilit i beson më shumë se Kurtit se do të arrijë një kompromis me Serbinë.

    Në vitin 2018 Thaçi dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq hodhën në opinion idenë kontraverse të shkëmbimit të territoreve. Siç zbuloi këtë javë platforma hulumtuese BIRN qeveria e Kosovës pagoi madje një zyrë në Paris për të propaganduar idenë e prekjes së kufijve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.