Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë shëruar afër 8 mijë persona të infektuar me koronavirus.
Numri total i rasteve pozitive është 11.848 raste nga 45.397 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 425 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.684 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.739.
Ndërsa deri më tani në Kosovë numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 425, numri i të infektuarve është 11,848 dhe 7,684 janë shëruar, kurse 1,480 raste aktive janë në komunën e Prishtinës.