×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gates: Pandemia e koronavirusit po ngadalëson luftën kundër sëmundjeve tjera

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Pandemia e koronavirusit po shkakton ndërprerjen e zinxhirit global të përkujdesjes shëndetësore, duke ngadalësuar luftën kundër sëmundjeve tjera, përfshirë edhe AIDS-it, ka paralajmëruar miliarderi e filantropi Bill Gates.

    Gates, duke folur në Konferencën Ndërkombëtare për AIDS-in të shtunën, citoi projeksionet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe të Fondit Global që këto ndërprerje do të shkaktojnë ndalimin e trajtimeve për qindra mijëra njerëz në nevojë, posaçërisht në Afrikë.

    Bashkëthemeluesi i Microsoftit ka thënë se për shkak të përparimeve që shkencëtarët kanë bërë në identifikimin e të infektuarve së bashku me mënyrat e përmirësuara të diagnostikimit dhe përparimit të vaksinave, mbetet optimist se do ta mundim Covid-19 dhe do të vazhdojmë me përparimet sa i përket HIV/AIDS-it.

    Filantropi i njohur paralajmëroi se nëse vaksinat dhe ilaçet shkojnë tek ata që paguajnë më së shumti, në vend se të shkojnë tek njerëzit dhe vendet që kanë më së shumti nevojë, do të kemi “një pandemi më afatgjate, më të padrejtë dhe më vdekjeprurëse”.

    “Kemi nevojë që udhëheqësit të marrin vendime të vështira dhe distribuimi të jetë i drejtë e të mos udhëhiqet nga tregu”, shtoi Gates.

    Themeluesi i Microsoftit ka qenë i përfshirë në projekte që kanë të bëjnë me shëndetësinë me vite të tëra, dhe kishte paralajmëruar për rrezikun e një pandemie në vitin 2015. Andaj edhe shpesh është pyetur rreth zhvillimeve që kanë të bëjnë me përhapjen e koronavirusit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.