Në Komunën e Prishtinës sot janë paraqitur 42 raste të reja me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin se këto 42 raste pozitive vijnë në bazë të 89 testeve të realizuara.
Gashi thotë se këto raste janë të ditëve paraprake.
“Kemi ende mostra që janë dërguar dhe nuk na është kumtuar rezultati. Gjatë ditës së sotme janë marrë rreth 100 mostra”, tha ai.
Gashi thotë se tashmë persona me COVID-19 kemi në 15 lagje të Prishtinës dhe në dy fshatra, Hajvalia dhe Barileva.