×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Nënshkrimet për seancë i kemi, vetëm çështje teknike kanë mbetur për krijimin e Qeverisë Hoti

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se tashmë krijimi i qeverisë së re të Republikës së Kosovës që do të drejtohet nga i nominuari Avdullah Hoti varet vetëm nga procedura teknike.

    Arben Gashi për Gazetën Express ka thënë se nënshkrimet për thirrjen e seancës për votimin e Qeverisë i kanë të grumbulluara, megjithatë s’ka treguar se kur potencialisht mund të fillojnë veprimet për krijimin e institucioneve të reja.

    “Tashmë është çështje teknike”, ka thënë Gashi kur është pyetur rreth asaj se kur do të nisin përpjekjet për krijimin e qeverisë së re.

    Mbrëmë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur në favor të Dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka nominuar Avdullah Hotin e LDK’së për kryeministër të Republikës së Kosovës.

    Pas një vendimi të tillë ka reaguar Ambasada Amerikane dhe Përfaqësuesi Special Presidencial i SHBA’së, Richard Grenell, të cilët kanë kërkuar që vendimi të respektohet nga të gjitha palët.

    Pas rrëzimit të Kurtit përmes mocionit të mosbesimit, presidenti i vendit Hashim Thaçi kishte dërguar ketra disa herë radhazi në drejtim të kreut të VV’së, Albin Kurti, që si parti fituese të dërgonin emrin e mandatarit për kryeministër. Megjithatë Thaçi asnjëherë s’kishte marrë një përgjigje nga Kurti.

    Pasi kësaj presidenti kishte filluar konsultimet me partitë politike për t’i pyetur nëse janë për zgjedhje të reja apo për krijim të një qeverie të re pa e shpërndarë fare Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Duke qenë se të gjitha partitë ishin për krijim të qeverisë së re pa e shpërndarë Kuvendin përveç Lëvizjes Vetëvendosje, duke nominuar kështu Avdullah Hotin për kryeministër meqë LDK’ja kishte argumentuar që ka gjasën më të madhe për krijimin e shumicës së re në Kuvend.

    LDK për krijimin e Qeverisë së re ka lidhur koalicion me AAK-në dhe NISMA-n.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.