×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Gashi i PDK-së: Qeveria “Kurti”, Qeveri e Mashtrimit – bashkëfajtore edhe LDK-ja

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, tha se qeverisja “Kurti” ka qenë e shkurtë, por shumë e dëmshme për vendin.
    Ai në një intervistë për Front Online përmendi mashtrimet e Kurtit të bëra në 120 ditëshin e tij si i pari i ekzekutivit.

    “Për herë të parë e kemi pasur veriun jashtë kontrollit, kemi pasur edhe policë të rënë në krye të detyrës për ta futur nën kontroll veriun e Kosovës, gjithashtu janë vendosur nën qeverisjen e PDK-së edhe dy pika kufitare dhe nga ai moment kanë filluar që të ketë një sistem të rregullt të kontrollit nga autoritetet e Kosovës në pjesën veriore dhe për çudi Qeveria “Kurti” duke vuajtur nga protagonzimi, ka mundësuar që Qeveria e Serbisë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në veri”, tha ai për Front Online.

    Në mesin e mashtrimeve siç i quan ai, thekson edhe testet që kanë hyrë nga Serbia si dhe deklaratën e ish-këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashi.

    “Përmes veriut,  një veturë, që nuk dihet a ka qenë zyrtare apo private, kanë qenë 1 mije teste të cilat ne i quajmë të turpit sepse ato e turpëruan Kosovën dhe qytetarët e saj, i dhanë mundësi Vuçiqit dhe Serbisë të paraqiten gjithandej botës si njeri humanitar i cili ndihmon vendin tonë Kosovën duke pasur parasysh që Vuçiqi dhe njerëzit e tij kanë qenë pjesë e gjenocidit që ka ndodhur në Kosovë”, u shpreh ai për Front Online.

    Deputeti i PDK-së: Qeveria “Kurti” i keqpërdori mjetet e Pakos Emergjente, i alokoi te aktivistët e Vetëvendosjes

    Kjo Qeveri kulmin e gabimeve, sipas tij, e ka bërë me shkelje të Kushtetueses.

    “Kurti dhe Vitia e kanë shkelur Kushtetutën”, tha ai për Front Online.

    Për këto gabime, bashkëfajtore sipas Gashit është edhe LDK-ja.

    “Pa asnjë dyshim që përgjegjësia është e përbashkët edhe e VV-së dhe LDK-së sepse ata së bashku kanë proklamuar për tre vjet me radhë Qeverinë e “Shpresës”, së bashku kanë bërë opozitën për 3 jet, së bashku kanë mashtruar qytetarët e Kosovës”, tha tutje ai për Front Online.

    LDK-ja sipas tij ka ikur nga qeverisja Kurti për shkak të pazareve politike.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.